Tajger Vuds, atleti i dhjetëvjeçarit
Më në fund një lajm i mirë për Tajger Vuds. Numri një i golfit botëror është zgjedhur si atleti më i mirë i 10-vjeçarit të fundit nga "Associated Press". Amerikani, i detyruar të tërhiqet nga aktiviteti sportiv për shkak të krizës familjare, pas lidhjes jashtëmartesore, ka marrë 56 nga 142 votat e jurisë së agjencisë së shtypit ndërkombëtar, duke lënë pas çiklistin teksan, Lance Armstrong: ‘Cowboy‘ i pedalit, 7 herë fitues i "Tour de France", pasi i ka mbijetuar një kanceri në testikuj, është pozicionuar i dyti në kuotën e 33 votave, para zviceranit Roger Federer, tenistit rekordmen të të gjitha kohërave. Por familja e Vuds nuk po ecën mirë. Gruaja po nënshkruan një kontratë me "Puma"-n, markën rivale të "Nike" të Tajger.