E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëv qëndron deri më 2012, firma në janar

Joakim Lëv, trajneri i përfaqësueses gjermane, ka gjetur akordin parimor që të vazhdojë punën në krye të skuadrës deri në vitin 2012. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Gjermane e Futbollit, e cila theksoi se firma për rinovimin e kontratës do të hidhet në janar. Tekniku 49-vjeçar ka zëvendësuar Jurgen Klinsman, pas Botërorit 2006. Ai e ka drejtuar Gjermaninë deri në finalen e Euro 2008, të humbur me Spanjën dhe arriti t‘i siguronte skuadrës kualifikimin në Botërorin 2010 që do të mbahet në Afrikën e Jugut. Në 45 ndeshje, Lëv ka regjistruar 31 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje. Është konfirmuar edhe stafi teknik dhe menaxheri i skuadrës, Bierhof.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›