"Zhoze Murinjo dhe Champions? Qëndron edhe nëse nuk fiton"
I hidhet ujë zjarrit në një marrëdhënie gjithnjë edhe më të ndërlikuar mes Zhoze Murinjos dhe klubit të tij. Dhe ai që e hedh, me bollëk, është Ernesto Paolilo, administratori i deleguar i Interit, që thekson besimin maksimal te "Special One", që është në qendër të shumë supozimeve gjatë këtyre ditëve edhe pas sjelljeve të tij të veçanta. "E kam parë të relaksuar e të qetë, është e drejtë që të gjithëve të rifitojmë qetësinë, nënvizon drejtuesi zikaltër. Skuadra kryeson e vetme, jemi në garë për Champions, nuk shikoj asnjë arsye përse duhet të jemi nervozë. Kemi gjithçka për të qenë të lumtur dhe të qetë. Përse ka qenë nervoz kohët e fundit? Duhet ta pyesni atë. Marrëdhënia mes Moratit dhe Murinjos është e shkëlqyer, ekziston besimi, nuk ka asnjë problem. E vlerësojmë shumë teknikun, nuk mund të jemi më të kënaqur se kaq. Nuk shikoj asnjë motiv për të ndryshuar, kemi një kontratë të gjatë, jemi në krye të klasifikimit, as që mund të vihet në diskutim trajneri. Paolilo shpjegon se asgjë nuk është i lidhur me fitoren e Champions League dhe ka konfirmuar teknikun portugez për sezonin e ardhshëm dhe se edhe një dështim në të mundshëm në Europë nuk do të ndryshonte asgjë. "Champions është një objektiv i rëndësishëm, por e dimë që mirë se sa e vështirë është", deklaronte administratori i deleguar i Interit. Në kompeticion luajnë ekipet më të mirat të Europës, prandaj nuk mund të lidhet me konfirmimin e teknikut triumfi ose dështimi". Ishte e paevitueshme të mos flitet për katër nga të akuzuarit në procesin "Calciopoli", mes të cilëve edhe ish-administratorin e Juves, Xhiraudo. "Është demonstrimi i shumë gjërave, i përse kemi humbur shumë tituj në një mënyrë të çuditshme dhe gjërat që u tha ishin absolutisht të vërteta", komentoi Paolilo. Në fund një shikim në merkato. Është absolutisht e qartë, që Interi do të duhet të kërkojë një sulmues i detyruar nga mungesa e Eto‘osë së impenjuar në Kupën e Afrikës. Paolilo nuk dha emra, as konfirmime për emrat që qarkullojnë. "Pandev? Do të flasim me qetësi vetëm në fillim të janarit. Këta lojtarë janë të fortë dhe kanë kontribuuar për arritjen në krye të klasifikimit, besoj se tani duhet vetëm qetësi. Më mirë Pandev apo Toni? Është diçka që do ta thotë Murinjo, do të jetë ai që do të vendosë se çfarë i duhet Interit". Gjithsesi, Arnautoviç nuk do të blihet. "Më shumë se një refuzim, është një lojtar që në këto momente nuk shërben për ne, përfundon Paolilo, ndaj është gati e sigurt që do kthehet te Tvente". Mes emrave të përfolur gjatë kësaj kohe për kalimin me zikaltërit është ai i Kavanit. Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, sapo doli nga mbledhja, ka përgënjeshtruar "në mënyrën më absolute" çdo kontakt me Interin për lojtarin. "Janë gjëra që lexohen vetëm në gazeta", thotë në mbyllje ai.