"Barça do të luftojë për Çesk Fabregas"
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se gjigandët spanjollë do të "luftojnë" për të siguruar shërbimet e kapitenit të Arsenalit, Çesk Fabregas gjatë verës. 22-vjeçari është formuar në Akademinë e klubit katalan, përpara se të transferohej te "topçinjtë" në vitin 2003, kur ishte vetëm 16 vjeç. Prej asaj kohe, është përfolur shpesh për një rikthim të mesfushorit në "Kamp Nou", edhe pse ai shprehet i kënaqur tek Arsenali dhe i pëlqen jeta në Londër. "Çesk na intereson për shumë arsye", tha Laporta. "Barça ka vendosur të luftojë për ta blerë djaloshin në fund të sezonit. Nuk është e lehtë, por kemi marrëdhënie të mira me Arsenalin".