"Merkato? Inter, për momentin nuk lëviz"
Numri një i zikaltërve mbyll ardhjen e një sulmuesi në janar: "Për momentin nuk lëviz në merkato". Prandaj Morati duket se nuk do ta kënaqë Murinjon, i cili do të dëshironte të kishte në dispozicion një tjetër sulmues, pasi Eto‘o do të jetë i impenjuar në Kupën e Afrikës. "Murinjo ka kërkuar një blerje të re, por e di mirë se çfarë sforcosh ka bërë klubi. Për momentin nuk kemi ndërmend të lëvizim në merkato, edhe sepse bëhet fjalë për një operacion shumë të rëndësishëm. Besoj se këtë vit nuk është momenti për ta bërë një gjë të tillë". Jo Luka Tonit apo Goran Pandevit për Kampionët e Italisë? Presidenti Moratit konfirmon edhe momentin nervoz të Murinjos në Bergamo kundër Atalantës, ku bëri sherr me një gazetar.