Tajvan, sfidë kush ha më shumë pite mbytet
Një 23-vjeçar në Tajvan ka pësuar një vdekje të pabesueshme, duke u mbytur pasi fitoi një sfidë me miqtë e tij se kush do të hante më shumë pite me proshutë dhe djathë. Sfida ishte organizuar gjatë një feste në universitetin që ai frekuentonte. Lajmi ka marr jehonë shumë shpejt nga mediat lokale. Sipas raportimit të tyre, pasi kishte përfunduar së ngrëni dy pite në një minutë, Chen Chun Ing ka vrapuar në tualet dhe miqtë e tij e kanë gjetur të shtrirë në tokë me gojën plot me ushqim të nxjerrë. Përpjekjet për t’i dhënë ndihmën e shpejtë ishin të kota pasi gjithçka kishte marrë fund. Djali është transportuar me shpejtësi në spital, ku mjekët kanë mundur vetëm të konstatojnë shkakun e vdekjes së tij. Me fitoren në garë, komentojnë mediat e Tajvanit, Chen do të kishte fituar gjashtëdhjetë dollarë.