Take Thate së bashku në skenë pas 15 vitesh ndarje
LONDER- Grupi muzikor “Take Thate” pas 15 vitesh ndarje më në fund së bashku në skenë. Prej vitesh fansat prisnin ribashkimin e bandës dhe mbrëmë në një koncert bamirësie duket se u plotësua gjysma e ëndrrës së tyre. Grupi këndoi në skenën e një koncerti bamirësie “Fëmijët në nevojë” . Koncerti ishte organizuar mbrëmë nga njëri prej djemve të bandës Geri Barloë në Royal Albert Hall në Londër të Britanisë. Koncerti arriti të siguronte 500 mijë paund të cilat do të shkojnë për bamirësi.
Kjo është hera e parë që banda e djemve shfaqen së bashku në skenë që prej ndarjes së tyre në 1995. Gjatë koncertit grupi u bashkua me Paul McCartney për të kënduar një këngë klasike të Beatles, Hey Jude. Në skenë Robbie nuk performoi me grupin asnjë nga këngët e vjetra të tyre, ndërsa këndoi dy këngë solo.
(s.g/Daily Mail/BalkanWeb)