Çmimi i energjisë, Prifti: Vendimi do të merret nga ERE
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti ka deklaruar dje se çmimin e energjisë elektrike do ta përcaktojë vetëm Enti Rregullator i energjisë elektrike. Ministri Prifti u shpreh se lidhur me procesin e privatizimit të kompanisë OSSH, ka qenë edhe vetë kritik më parë për shkak të mungesës së informacionit, por tashmë që ai zotëron të gjithë informacionin e nevojshëm, e vlerëson këtë privatizim si më të suksesshmin e qeverisë shqiptare. Kompania çeke CEZ e cila bleu OSSH-në, është një kompani prestigjioze. Këtë kontratë privatizimi e kanë mbështetur edhe institucione ndërkombëtare si BB, qeveria amerikane nëpërmjet USAID dhe IFC:- theksoi ai. Menaxhimi i mirë i kësaj kompanie, solli si rezultat uljen e humbjeve me rreth 3 për qind në rrjet, ndërkohë që është rritur ndjeshëm edhe vlera e arkëtimeve- vlerësoi Prifti. Ministri sqaroi se CEZ ka kryer rreth 60 milionë euro investime në të gjithë vendin, investim ky që ka një pritshmëri tre vjeçare për kthimin e investimit.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009