Sondazhi, Shqipëria në euro-zonë pas vitit 2020
Autori i Lajmit: Redaksia
BRUKSEL-Shqipëria do të jetë në eurozonë vetë pas 11 vjetësh. Ky parashikim është bërë pas sondazheve të publikuara së fundmi nga Reuters, i cili ka dalë në përfundimin se vendi ynë, bashkë me Turqinë dhe Bosnjen, do të jetë tre vendet e fundit të Evropës Juglindore që do t’i bashkohen mekanizmave të përbashkëta të tregut evropian vetëm në vitin 2020. Ky parashikim shkon shumë larg deklaratave të Kryeministrit Berisha dhe mbështetësve të eurozimit të ekonomisë shqiptare, të cilët kërkojnë futjen sa më të shpejtë të monedhës evropiane në qarkullim.
Sondazhi
Sondazhet e realizuara së fundi për përfshirjen e vendeve të Evropës Juglindore në Eurozonë tregojnë se Shqipëria ka për të bërë një rrugë të gjatë. Xhonatan Kabëll (Jonathan Cable) i agjencisë së njohur të lajmeve Reuters, në një shkrim të publikuar dje, nxori rezultatet e një sondazhi për kohën e futjes së euros në qarkullim tek ekonomitë e vendeve të rajonit. Shteti i parë që do tu bashkëngjitet bllokut 17 anëtarësh të Euro-zonës do të jetë Estonia, e cila do ta finalizojë këtë proces në vitin 2011. Ka shanse të mira që ky vend të jetë në Eurozonë në vitin 2011, nëse plotëson gjatë këtij viti kushtet e përcaktuara nga Traktati i Mastritit, - thotë Ralf Uigert. Lituania nuk po arrin që tu përmbahet kushteve për shkak të deficitit buxhetor që arriti 10 për qind këtë vit, ndërsa në vitin 2010 pritet të jetë në 8.5 për qind. Edhe Latvia, anëtari tjetër i BE-së nuk e ka të shpejtë hyrjen në Eurozonë për shkak të deficitit prej 9.5 për qind që ka këtë vit. Vetëm 2014 mund të jetë koha e përshtatshme për të hyrë në bllokun e ekonomisë evropiane. Në anën tjetër, Sllovakia, e cila iu bashkua këtë vit Euro-zonës po shfaq probleme të mëdha në ekonominë e saj të brendshme. Estonia mund të plotësojë kushtet e mekanizmit të nivelit të shkëmbimit të BE-së (ERM-2) në vitin 2011. Sondazhet tregojnë se Çekia, Bullgaria, Hungaria, të ndjekura edhe nga Polonia do të hyjnë në ERM-2 në vitin 2012, ndërsa Rumania një vit më vonë. Në vendet e rajonit, Kroacia parashikohet t’i bashkohet eurozonës në vitin 2012, ndërsa katër vjet më vonë në grupin ekonomik evropian pritet të jenë edhe Maqedonia dhe Serbia. Mali i Zi mund të jetë pjesë e eurozonës në 2015, por procesi mund të shkojë edhe deri në 2020-n, kohë e parashikuar për të pranuar edhe Shqipërinë, Bosnjen dhe Turqinë. Nigel Rendell thotë se zgjerimi i brishtë i BE-së me vende anëtare nga Evropa Qendrore dhe Lindore do të ngadalësojë procesin e anëtarësimit”.
Aplikimi i euros
Kryeministri Berisha ka deklaruar në muajin shtator se është në interesin e ekonomisë shqiptare që të fusë në qarkullim në një periudhë sa më të shpejtë, monedhën evropiane. Sipas tij, tregu i BE-së ushtron presione mbi sistemin ekonomik në vend, duke shkaktuar shpeshherë edhe zhvlerësimin e monedhës kombëtare. Kjo pasohet me rritje çmimesh të importeve, me mungesë valute në treg dhe disa pasoja të tjera. Kjo çështje u diskutua rreth dy muaj më parë nga kreu i qeverisë shqiptare Berisha, gjatë një takimi me bankierë shqiptarë dhe të huaj. Por, deklarata e Kryeministrit Berisha për heqjen në një kohë sa më të shpejtë të lekut dhe zëvendësimin e tij me euro, u reflektua me zhvlerësim të monedhës kombëtare. Idenë për eurozimin e ekonomisë shqiptare e kanë hedhur edhe më parë ekspertë të njohur të ekonomisë, përfshirë edhe ish këshilltarin e kryeministrit Berisha që sot është deputet, Selami Xhepa. Por, deklarata e Berishës për heqjen e monedhës kombëtare shkaktoi ndikim në tregun e këmbimit dhe reagime tek ekspertët. Ministri i Financave, Bode, por edhe Guvernatori Ardian Fullani pohuan se leku është monedhë kombëtare dhe do të jetë në qarkullim edhe për shumë vjet të tjera. Të gjithë specialistët e fushës pohojnë se heqja e monedhës tonë nga qarkullimi dhe futja e Shqipërisë në Euro-zonë nuk mund të bëhet përpara vitit 2020, pasi është një proces i vështirë dhe kërkon standarde të larta ekonomike dhe financiare.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009