E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT, rriten ndjeshëm shkurtimet, numërohen 141 mijë të papunë

Autori i Lajmit: Redaksia
Papunësia është thelluar në Shqipëri gjatë këtij viti duke reflektuar pasojat e krizës ekonomike botërore. Nga të dhënat e Institutit të Statistikave rezulton se gjatë periudhës prill-qershor, ky tregues ka arritur në 12.7% nga 12.6% që ishte tremujorin e mëparshëm. Sipas INSTAT-it, në të gjithë vendin numërohen mbi 141 mijë të papunë, por në realitet kjo shifër është më e lartë, duke pasur parasysh se jo të gjithë të papunët regjistrohen në zyrat e punësimit. Vetëm disa muaj më parë, INSTAT raportonte 800 mijë të papunë. Ndërkohë, nuk ka as të dhëna të sakta për të papunët në bujqësi. Ekspertët vlerësojnë se dhe shifra zyrtare prej 12.7% e papunësisë është shqetësuese për një vend si Shqipëria. Papunësia mbetet një ndër problemet kryesore në Shqipëri, e ndjeshme pothuajse në të gjitha zonat e vendit, si në ato me zhvillim të ulët ekonomik ashtu edhe në qytetet e mëdha në të cilat ka një përqendrim të lartë të popullsisë. Peshën më të madhe të papunësisë e zë kryesisht, sektori i industrisë me fason, apo ndryshe biznesi që punon me porosi nga jashtë dhe për tregun e jashtëm.

Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›