Rama nxirri gratë nga greva
Trashani
Deputetja e Partisë Demokratike, Arenca Trashani, ka akuzuar kreun e opozitës se po mban me zor deputetet femra në grevë urie. Në një deklaratë në selinë e Kryesisë së Kuvendit, Trashani, tha se “Z. Rama, për të disatën herë, ne nënat, deputete të Kuvendit ju drejtohemi përsëri Ju. Nxirrini nga ngujimi gratë, nënat. Nxirrini nga çadra koleget tona, nëna me fëmijë. Asnjë burrë në botë nuk ka bërë atë që ti po u bën grave. çfarë gjëme pret zoti Rama, që ato të dalin nga aty? çadra është akuzë kundër teje. Kushtet jo dinjitoze ku i ke lëshuar gratë janë akuzë vetëm për ty”.
#