E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi BE-Shqipëri, Kukan dhe Fajon në Tiranë

TIRANE - Statusi i vendit kandidat do të vendosë përballë njëri-tjetrit në Tiranë, politikanët shqiptarë dhe ata të Bashkimit Evropian në takimin e katërt ndërparlamentar për Stabilizim-Asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së.
Grupi i deputetëve të Parlamentit Europian do të kryesohet nga Eduard Kukan, kryetar i EPP-së në Sllovaki.

Vizita do të zhvillohet në kuadrin e Takimit të 4-ët BE-Shqipëri të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociimin. Grupi i europarlamentarëve përbëhet respekitivisht nga Eduard Kukak (Kryetar EPP Sllovaki), Viktor Boshtinaru (nënkryetar S-D Rumani), Antonio Caancia (EPP Itali), Tanja Fajon (S-D Slloveni), Stanimir Ilchev (ALDE Bullgari) dhe Michail Tremopoulos (EFA Greqi).

Takimi i parë i tyre do të jetë me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.
Nga një kopje e axhendës, vërehet se takimi do të fokusohet në dy çështje kryesore, qëndrimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në dhe reformat në parlamentin shqiptar. Tryezën pritet ta drejtojë eurodeputeti Eduard Kukan. Në fund të takimit pritet miratimi një rezolute të përbashkët me pëlqimin e anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Përfaqësues të BE-së shpresojnë në miratimin e kësaj rezolute, pasi në tre takimet e fundit mes Shqipërisë e BE-së, nuk është arritur të miratohet një rezolutë e përbashkët.
(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›