E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi, FQS fton të rinjtë të jenë pjesë e politikës

Fondacioni “Qemal Stafa” organizon një debat politik me të rinjtë e Korçës

KORÇË - Spektakël dhe debat politik. Ky ishte formati që Fondacioni “Qemal Stafa” dhe Partia Laburiste Britanike zgjodhën për të debatuar së bashku me të rinjtë në qytetin e Korçës mbi sistemin e vlerave shoqërore dhe demokracinë. Në praninë e 300 të rinjve dhe shumë qytetarëve, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Qemal Stafa”, Saimir Tahiri deklaroi se, "ky kryeministër më shumë se të tjerët, ka kontribuar dhe kontribuon që hajduti të jetojë më mirë se i ndershmi, që krimineli të jetojë më mirë se ai që fiton bukën e gojës me punë dhe djerse. Jemi ende në fazën kur modelet sociale përfaqësohen sot nga i forti i lagjes, nga biznesmeni që gjen suksesin brenda natës, nga ai që pasurohet me korrupsion në kurriz të ndershmërisë. Gërdeco-Republika është një sintezë fatkeqe e kësaj situate”. Megjithatë, Tahiri shtoi se modeli i shëndoshë duhet të fillojë pikërisht nga politika. Ndërsa deputeti i Korçës, Ben Blushi, i ftuar në këtë takim, tha se ka vetëm dy mënyra për të ndryshuar politikën: të votosh pro ose kundra ose të marrësh pjesë vetë. “Nuk ka arsye për pesimizëm. Të rinjtë duhet të bëhen pjesë aktive dhe konkurruese e politikës",- tha ai. Edhe deputeti tjetër i Korçës, Pandeli Majko theksoi se duhet të jenë pikërisht të rinjtë që duhet të marrin aktivisht pjesë në politikë. “Mendoj se diçka ka ndryshuar në politikën shqiptare. Jemi më të lirë, por kemi shumë më shumë dhunë dhe komplikacione, aq më tepër sot që në pushtet është Berisha",- tha ai

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›