E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfundon shqyrtimi i kerkesave te pronareve te prekur nga ndertimet

Përfundon procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale. Këta përbëjnë grupin e parë të subjekteve që do të kompensohen me para në dorë, të cilat janë akumuluar nga ALUIZN-i si pasojë e procesit të legalizmit. Në përfundim të këtij procesi, kësti i radhës është shpërndarë për 68 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nga ky proces rezulton se përfitojnë një numër prej 121 pronarësh apo bashkëpronarësh, në shumën e përgjithshme prej 115. 3 milionë lekë. Kërkesat përfitojnë këstin e shpërblimit (kompensimi) në masën prej 47% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›