Takimi i Dohas. Mbeshtetje financiare per Libine

Grupi i kontaktit për Libinë, i ngritur në konferencën e Londrës më 29 mars, i përfaqësuar nga fuqitë europiane, SHBA, aleatët nga Lindja e Mesme ka zhvilluar takimin e parë në shtetin arab të Katarit, në kryeqytetin Doha. Në emër të grupit, princi i Kurorës së Katarit konfirmon se regjimi e ka humbur të gjithë legjitimitetin dhe duhet të shpërbëhet në mënyrë që vetë populli i Libisë të vendosë për të ardhmen e vet.
"Arritja e këtij objektivi kërkon veprime të shpejta, pasi ndodhemi në garë me kohën. Çdo ditë që kalon më shumë civilë bien viktima të një arsenali ushtarak që u ngrit me paratë e popullit libian dhe nuk po përdoret kundër armiqve të jashtëm, por kundër atij vetë” tha Shiekh Tamim Ben Hamad Al Thani.
Britania dhe Franca kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të nisin mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Libinë të tejkalojë krizën. Fondi i parë prej 310 milionë dollarëve ka marrë mbështetjen e grupit, por 39 për qind e tij janë të gatshme.
Sipas shefit të OKB-së, Ban Ki MUn, kjo pjesë është e pamjaftueshme. Në nisje të takimit, Ban Ki Mun u tha delegatëve se më shumë se gjysma e popullsisë në Libi kërkojnë ndihmë humanitare. Kryengritësit kanë pasur në takim edhe përfaqësimin e parë diplomatik në nivel të lartë. Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar ndërkaq në kryeqytetin libian, Tripoli.
Gjermania ka përzënë pesë diplomatë libianë nga vendi, për shkak se kanë kërcënuar bashkëkombas të tyre që jetojnë atje. Avionët e NATO-s kanë ndërmarrë sulme ajrore në qytetin e Al Azizijas dhe në Sirte, ndërsa kryengritësit vazhdojnë luftimet për Misratën, qytetin e vetëm kryengritës në lindje, që është shndërruar në një symbol rezistence dhe sakrificash pas shumë javësh nën rrethim.
Juli Prifti