DIPLOMACI E NGROHTE
Gjatë gjithë orëve të Samitit të NATO-s në Bruksel, e zhvilluar muajin e kaluar, Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, u konsiderua "organizatori i preokupuar". Në takimet bilaterale, por edhe në tryezën ovale të samitit, Presidenti Sarkozi ishte ndër oratorët e fokusuar dhe këmbëngulës për investimin e Aleancës në Ballkan dhe veçanërisht në pikat që trajtohen gjatë 15 viteve të fundit si "çështje të mbajtura pezull". Natyrisht e kishte fjalën, së pari për Bosnjën, dhe fillazi edhe për Kosovën.
Në këtë mënyrë, dhe përmes këtij preokupimi të adresuar, kreu i shtetit potent evropian, Francës, rishpalosi hapur një tjetër preokupacion komunitar dhe diplomatik për pjesët më problem të Evropës dhe më së shumti, për rajonin që mbetet jetëgjatësisht në axhendën e Evropës, pra Ballkanin.
Natyrisht samiti në fjalë është një referencë e investimit politik dhe diplomatik që Franca, jo vetëm po bën në politikat komunitare dhe ato globale, por së fundi edhe në rajonin tonë, pra Ballkanin Perëndimor (futur në përdorim ky emërtim gjeopolitik, së pari po prej francezëve) dhe Evropën Juglindore. Matanë këtij eventi, diplomacia franceze prej kohësh e ka afruar objektivin e vet për situatën dhe rrjedhat ballkanike, jo nga pozita përkohësie, por nga një vizion i ri pragmatist dhe europianizues të rajoneve që janë mbartur si problem e jo si ndikime.
Në 10 vjetëshin e fundit, Parisi dhe kryeqytetet ballkanike kanë pasur një intensifikim kontaktesh dhe bisedash, jo vetëm në rrafshin njohës dhe orientues, por edhe në dimensione të tjera shumëplanëshe. Ka qenë kjo arsyeja që diplomacia politike, diplomacia ekonomike, e së fundi edhe diplomacia e integrimeve, kanë bërë të mundur që mes Ballkanit dhe Parisit të thyhen disa tabu të mbartura në më shumë se 50 vjet të shkuara dhe të afirmohen prirje dhe mentalitete të reja.
Diplomacia shqiptare, qysh prej takimit historik të Rambujesë dhe deri në samitin më të fundit anëtarësues të vendit tonë në NATO, në Bruksel ka fituar një kalendar të ri marrëdhëniesh, por edhe relacionesh me Parisin. Tash e tutje këto marrëdhënie nuk dominohen më nga rutina dhe kortezia tradicionale, por nga një afinitet me tipologji evropiane, por edhe paritet bindës.
Kryeministri Berisha e viziton Parisin, menjëherë pas Samitit të Brukselit. Në këtë muaj, Kryeministri ynë gjendet në itinerare të rëndësishme diplomatike, të cilët nuk kanë vetëm të dallueshme fasadën, por thelbësisht vlerat partneriale.
Në Paris, burime diplomatike dhe sidomos qendra të studimeve dhe kërkimeve diplomatike e klasifikojnë vizitën e Kryeministrit në listën e takimeve dhe vizitave klasike. Mirëpo, komentues të medias franceze, në kursimin e tyre shprehës dhe vlerësues, nuk e kapërcejnë faktin që Shqipëria e sotme është një shtet, i cili për shkak të proceseve integruese, ka afirmuar kapacitete të reja ndikimi në prirjet dhe zhvillimet gjeopolitike të rajonit. Për këtë shkak dhe për arsyen e shtimit të dijenisë për gjerësinë dhe shumëfaktorësitë vepruese në Ballkan, francezët e shërbesave diplomatike vlerësojnë me optimizëm se Tirana ka bërë kapërcime afirmuese, që vlejnë edhe në kontekste të proceseve shtetforcuese të rajonit.
Fjala nuk është vetëm te ndikimi apo influencat që Tirana mund të ketë në qëndrimet e udhëheqësisë së Kosovës, ku Bashkimi Evropian po investon kredite dhe sfida me ndikime edhe brenda vetvetes. Në gjuhën e tyre të kujdesshme, diplomatët francezë të "Permanent Representation of France to the Europian Union", në Bruksel, theksojnë shprehjen se janë shumëfishuar kontaktet dhe observimi i tyre për zhvillimet, situatat dhe ndikimet në Ballkan. Administrata e këtij institucioni në Bruksel, mund të konsiderohet padyshim një qendër e laborator serioz për verifikimin dhe indikatorësinë e realiteteve ballkanike.
Natyrisht ky është një kujdes institucional, i cili parësisht lidhet me vlerën dhe kapacitetet ndikuese që ka Franca në BE dhe krejt korpusin e institucioneve të Evropës. Matanë kësaj prezence, Ministria e Jashtme e Francës, përmes kryesuesit të sotëm të saj, ministrit Bernard Kushner (ish-kryeadministrator i OKB-së në Kosovë), duket se po afirmon një interes të ri, për perspektivën ballkanike. Kjo perspektivë, sipas konceptit dominues në mjediset diplomatike franceze, lidhet së pari me vullnetin në mazhorancë që kanë këto vende për të arritur integrimin evropian dhe europianist dhe së dyti, me rrjedhat e pashmangshme gjeopolitike që ndodhin dhe janë pothuajse të parathëna, për disa prej pjesëve të viseve të Ballkanit Perëndimor.
Francezët dhe sidomos qeverisësit e sotëm në Paris, por në veçanti kryediplomati Kushner, e kanë kuptuar drejt ndikimin që ky rajon dhe problemet që mbart ai, ka mbi Evropën. Ky kuptim i drejtë ka rëndësi, pasi në Evropën e sotme, qysh në zanafillë, francezët njihen si kryearkitektë dhe administratorë të zotë. Francezët kanë qenë të parët që hoqën dorë nga politikat e embargos ndaj Ballkanit. Po për shkak të kësaj prove ata, siç pohon Francis Fukuyama te libri i tij "Ndërtimi i Shtetit": "Në këtë botë, politika e pushtetit dhe politika reale klasike kanë dalë jashtë mode"… Dhe duke cituar pohimin e Robert Kagan, Fukuyama shton për evropianët: "…sovraniteti ia ka lënë vendin organizatës mbishtetërore". Këtë koncept më së miri e implementoi Presidenti Sarkozi, me ardhjen e vet në krye të Francës. Ai jo vetëm ka formuluar një platformë të qëndrimeve dhe veprimeve politike e diplomatike, por vlerësohet tashmë si politikani që po ristrukturon kontributin francez në orientimet dhe zhvillimet euroglobale.
Në kuadër të kësaj tabloje që ofron dimensioni francez, qeveria shqiptare dhe strukturat politike shqiptare në hapësirën kombëtare, rreken të riformulojnë bindjet dhe dijenitë e tyre. Interesi i diplomacisë franceze thelbësisht lidhet sot me bashkësinë evropiane, e cila i ka të afishuara disponimet për rrjedhat integruese të vendeve të rajonit tonë.
Aktualisht, Franca është protagoniste e pasjes dhe investimit të një diplomacie të ngrohtë për rajonin dhe sidomos për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Eshtë evident fakti që, së pari Tirana, e njëherazi edhe Prishtina dhe Shkupi, kanë shumëfishuar komunikimet dhe ecejaket diplomatike me Parisin. Në muajt e ardhshëm të këtij viti, për shkak edhe të sensibilitetit evropian për grupime dhe bashkadministrime, përballë dallgëve të krizës globale ekonomike e financiare, pritet të shumëfishohen shkëmbimet, masat dhe favoret administrative. Kjo situatë e bën të pashmangshëm intensifikimin e lëvizjeve për diplomaci ekonomike mes Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.
Kjo situatë ka të plota premisat për koniunktura dhe angazhime të reja gjeoekonomike mes rajonit dhe Bashkimit Evropian. Këtë parathënie, mediat kanë për ta bërë gjatë kësaj jave, kur Kryeministri Berisha, pas takimit në Pallatin Elize me Presidentin Sarkozi, do të jetë orator në konferencën e Parisit të organizuar nga MEDEF (Mouvement d‘Entreprises de France), ku mbi 30 përfaqësues të kompanive dhe grupeve bankare e financiare më të rëndësishme të Francës, konfirmojnë interesin e madh për njohje të realitetit, tregut ekonomiko-financiar dhe bankar të vendit tonë.