Vdes 12-vjecari mbeti ne rrenojat e nje dite me pare

Një 12-vjeçar në Shkodër ka gjetur vdekjen pasi ka mbetur nën rrënojat e disa mureve të një ndërtese pa leje që u prishën nga inspektoriati i ndërtimit një ditë më parë. Kristian Marku 12 vjeç, me banim në lagjen Skënderbeg të qytetit Shkodër, pikërisht tek pallatet përballë varrezave të Rrmajit, ka qenë duke luajtur me bashkëmoshatarë të tij jo shumë larg shtëpisë.
Teksa po luanin në gërmadhat e një ndërtese të prishur një ditë më parë, muri gjysmë i shembur nuk ka mbajtur, duke rënë soleta, e cila ka zënë fëmijën, duke e lënë të vdekur në vend. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të policisë.