Takimi i djeshëm tek “Komuna e Parisit”, u përmbyll në një lokal, tabela e të cilit ishte e shkruar me shkronja cirilike

Edhe serbët e Kosovës morën pjesë në zgjedhje, Edvin Rama vazhdon bojkotin
Ditën e diel, Shqipëria dhe Kosova, zhvilluan zgjedhje lokale, në këtë anë të kufirit të pjesshme, dhe në anën tjetër në rang vendi. Aho që ra në sy në këto zgjedhje, krahasimisht në dy anët e kufirit, lidhej me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, në këtë proces dhe mospjesëmarrja e socialistëve të Edi Ramës, në zgjedhjet e pjesshme.
Ndërsa serbët e Kosovës, nuk pyetën për thirrjet e zyrtarëve serb të Beogradit, për bojkotin e këtyre zgjedhjeve, Edi Rama vazhdon të mos pyesë zërat e ndërkombëtarëve, për thyerjen e bojkotit të tij të pakuptimtë.
Ndërsa serbët e Kosovës, kanë zemëruar zyrtarët e Beogradit me sjelljen e tyre indiferente dhe mospërfillëse, Edi Rama, injoron dhe shpërfill zërat e ndërkombëtarëve për thyerjen e bojkotit.
Jo vetëm kaq, por për ironi të sjelljes së serbëve të Kosovës, Edi Rama kishte zgjedhur dje të “promovonte” thirrjen e tij për protestën e nesërme, në vijim të bojkotit, një lokal me shkronja cirilike (sllave) dhe me emrin “Sofja” në një rrugë të Tiranës, me një emër jo dhe aq për t’u admiruar sikurse “Komuna e Parisit”.