Takimi me Kryeministri Volonte vleresime per kompromisin e mazhorances per imunitetin
Kryetari i grupit të partive popullore europiane në Këshillin e Europës, Luka Volonte vlerësoi qëndrimin parimor të mazhorancës për heqjen e imunitetit dhe përgëzoi kryeministrin Berisha për kompromiset e tij për të arritur në një projekt të përbashkët për kufizimin e imunitetit si një çështje me një rëndësi kapitale për vendin. Kryeministri Berisha theksoi se marrëveshja e nëntorit midis forcave politike u respektua nga palët, në këtë kontekst u miratuan reforma zgjedhore dhe një seri kodesh por, në një qendrim bllokues Zoti Rama nuk pranon heqjen e imunitetit.
Zoti Berisha njohu kreun e PPE-së se me faktin se ky bllokim është 5 vjeçar nga zoti Rama, pasi Partia Socialiste këmbëngulte për ndryshimin e Kushtetutes. Rama nuk pranoi as ndryshimin e Kushtetutës përmes projektit të përgatitur nga komisioni Europian dhe Këshilli i Europës. “Ai kërkoi të votohet projekti i Partise Socialiste, i cili nuk lejonte arrestimin dhe kontrollin e banesës së deputetit pa miratimin e Parlamentit. Kur ne pranuam kërkesat e tij, zoti Rama përsëri deklaroi se nuk do të lejonte grupin të votonte me datë 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit megjithëse kjo datë është caktuar më 12 korrik si datë për votimin e heqjes së imunitetit me miratimin unanim te Parlamentit"-u shpreh kryeministri. Kreu i mazhorancës i tha zotit Volonte se Rama nuk voton heqjen e imunitetit vetëm e vetëm për të bllokuar marrjen e statusit mbasi beson se kjo do të dëmtoje në sytë e shqiptarëve qeverinë, ndërkohe që kjo dëmton rëndë interesin jetik të çdo qyetetari shqiptar. Kryeministri tha se ndërkohë që çdo qytetar shqiptar po pret me padurim rrëzimin me datë 6 gusht te murit te imunitetit dhe korrupsionit dhe hapjen e dyerve të Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat. Zoti Volonte e vlerësoi tejet të dëmshëm bllokimin e statusit nga Rama, ndërkohë që vetë kreu i opozitës në takimin e fundit me përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të KE kishte akuzuar qeverinë se nuk pranon heqjen e imunitetit sepse me imunitetin mbron korrupsionin e zyrtareve të saj. Tani sipas tij rezulton se është opozita që mbron korrupsionin dhe bllokon marrjen e statusit të vendit kandidat në BE nga Shqipëria.