Deputetët që ikën, përsëri pjesë e qeverisjes
Deputetët aktualë të Partisë Demokratike që nuk patën mundësi të jenë në listën e kandidatëve për deputetë, do të jenë pjesë e qeverisjes në nivele të tjera pas fitimit të mandatit të dytë. Një fakt të tillë e bëri me dije Kryeministri Sali Berisha, dje në prezantimin e 140 kandidatëve për deputetë. Berisha vlerësoi kontributin e deputetëve që nuk janë kandiduar, por premtoi se me ata do të bashkëpunojë përsëri. “Dua t’u shpreh një mirënjohje të thellë të gjithë deputetëve të PD-së që dëshmuan luajalitet ndaj programit të PD-së gjatë legjislaturës që shkoi, të falënderoj edhe ata të cilët nuk u përfshinë në këtë listë, t’i siguroj se unë mbetem mirënjohës për kontributin e gjithsecilit”, - deklaroi Berisha duke bërë të qartë: “Llogaris të vazhdoj me ta bashkëpunimin e frytshëm”.
Duke folur më tej për listën e deputetëve, Berisha tha se ajo është më e mira e mundshme. “Është bërë përpjekje që kjo të jetë lista më përfaqësuese, por ata duhet ta dinë mirë se një nga bindjet e mia është se jashtë teorisë së gabimit askush nuk del, kështu që duke kërkuar mirëkuptimin e tyre, i garantoj në vlerësimin e tim të madh si të ambicieve të tyre, përkushtimit dhe kontributit të tyre”, - tha më tej Berisha.
Kandidatët e PD-së për zgjedhjet Qarku Tiranë Sali Berisha Lideri i mazhorancës dhe Kryeministër, udhëheq listën e kandidatëve në kryeqytet. Aldo Bumçi Aktualisht deputet dhe kryetari i ri i PD-së së Tiranës. Bumçi ka drejtuar Ministrinë e Drejtësisë për 18 muaj. Ai ka mbaruar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Turqi. Rajmonda Bulku Një nga aktoret më të njohura të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Bulku është një nga aktivistet më të vjetra të PD-së. Më 20 shkurt 1991, ajo bëri thirrje për rrëzimin e bustit të diktatorit. Bujar Nishani Aktualisht ministër i Brendshëm dhe një nga aktivistët më të vjetër të PD-së. Majlinda Bregu Aktualisht ministre e Integrimit. Bregu është Doktore Shkencash në Sociologji. Gerti Bogdani Aktualisht drejtuesi i FRPD-së. Ai ishte kryetari i minibashkisë nr. 10 në Tiranë. Bogdani ka përfunduar me rezultate maksimale në Nju Jork në Universitetin Politeknik të këtij qyteti. Genti Strazimiri Aktualisht zëvendësministër i Brendshëm. Një nga aktivistët më të hershëm të PD-së. Ish-drejtues i FRPD-së. Jurist. Florion Mima Aktualisht zëvendësministër i Financave. Mima është një nga ekonomistët më të njohur të vendit. Ilir Rusmali Aktualisht deputet. Ai është një nga themeluesit e PD-së dhe një nga konstitucionalistët më të njohur të vendit. Myqerem Tafaj Aktualisht këshilltar i Kryeministrit Berisha. Ish-profesor në Universitetin e Shtutgartit. Luan Skuqi Aktualisht deputet. Themeluesi i PD-së në qytetin e Kavajës. Tritan Shehu Aktualisht deputet. Ish-kryetar i PD-së. Prof. dr. në mjekësi. Viktor Gumi Aktualisht ministër i Punës. Laureuar në Universitetin e Eseksit në Londër. Jurist. Arben Imami Drejtori kabineti në Kryeministri. Ish-themelues i PD-së. Lajla Pernaska Aktualisht deputete. Ish-aktiviste e shoqërisë civile. Vath Tabaku Aktualisht dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Pyjeve dhe Ujërave. Laureuar në Gjermani. Jorida Tabaku Aktualisht zëvendësministre e Integrimit. Laureuar në Angli. Doktore në ekonomi. Indrit Fortuzi Ish-futbollist i njohur i Tiranës. Gjergj Bojaxhi Aktualisht drejtor i KESH-it. Laureuar në SHBA. Edit Harxhi Aktualisht zëvendësministre e Jashtme. Harxhi ka një përvojë të gjatë në diplomaci. Altin Ndroqi Gazetar në shtyp Kastriot Sulka Aktualisht zv.ministër i Punës. Ekonomist dhe ka studiuar në SHBA. Galip Ramadhi Aktualisht deputet. Themelues i PD-së. Jurist. Taulant Bino Aktualisht zëvendësministër i Mjedisit. Doktor Shkencash në mjedis. Ermal Doda Aktualisht zëvendësministër i Drejtësisë. Laureuar në Angli. Arben Qirjako Aktualisht kryeregjistruesi i ZRPP-së. Një nga aktivistët më të njohur në PD. Ferdinand Shehu Aktualisht zv.drejtor i ALUIZNI-t. Kryetar i një nëndege në Tiranë. Jera Kruja Një nga aktivistet më të njohura të PD-së. Arta Sakja Aktualisht, zyrtare pranë Kuvendit. Një nga aktivitetet më të njohura të PD-së. Dhori Kule Rektori i Universitetit të Tiranës. Keltis Kruja Aktualisht sekretar i FRPD-së. Një nga juristët e njohur. Ylber Vata Pedagog në Universitetin Bujqësor. Qarku Durrës Ferdinand Xhaferri Aktulisht deputet i PD-së dhe sekretar i marrëdhënieve me publikun. Doktor Shkencash në fushën e sigurisë. Albana Vokshi Aktualisht drejton departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Kryeministri. Gazmend Oketa Deputet i PD-së, ish zv.kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Oketa është specializuar jashtë vendit. Osman Metalla Aktualsiht deputet. Një nga drejtuesit më të vjetër të PD-së në Shijak. Specializuar në Teksas të SHBA-së. Igli Cara Aktualisht kryetari i PD-së në Durrës. Ylli Lama Aktualisht nënprefekt i Durrësit dhe aktivist i vjetër i këtij qyteti. Ndriçim Babasi Aktualisht deputet dhe biznesmen. Eduard Halimi Aktualisht Avokati i Shtetit, ish zvministër i Drejtësisë. Liljana Kola Aktiviste e PD-së së gruas në Durrës. Zyrtare lokale. Eglantina Bekteshi Aktiviste e PD-së së gruas në Durrës. Zyrtare lokale. Dardan Domi Kryetar i PD-së në Shijak. Berti Luku Aktivist i PD-së, intelektual në qytet. Besjana Qesja Zyrtare lokale. Qarku ELBASAN Lulzim Basha Aktualisht ministër i Jashtëm. Basha ka një eksperiencë të gjatë pune si jurist ndërkombëtar. Laureuar në Holandë. Ardian Turku Aktualisht ministër i Kulturës, ish-kryetar bashkie dhe zv.rektori i Universitetit të Elbasanit. Adriana Gjoni Aktualisht zv.ministre e Arsimit, titulli shkencor Profesor. Laureuar në SHBA. Dashnor Sula Aktualisht deputet i PD-së. Jurist. Luçiano Boci Aktualisht kryetar i PD-së Elbasan, ish zv.rektor i Universitetit të Elbasanit Sybi Hida Aktualisht drejtor i përgjithshëm i Politikave Makroekonomike. Laureuar në Britani si dhe ish-përfaqësuesi i FMN-së për Moldavinë. Aurel Bylykbashi Aktualisht deputet i PD-së. Bexhet Uruçi Biznesmen. Mimoza Hasekiu Aktualisht drejtore në Ministrinë e Brendshme dhe ish-prefekte e Elbasanit. Erind Bakalli Aktualisht pedagog në Universitetin e Elbasanit. Gjemi Gjergji Aktualisht mjek në Elbasan. Qamil Dika Kryetar i qeverisë studentore. Agim Boja Aktivist i PD-së. Sokrat Berdufi Zyrtar lokal. Taulant Zeneli Pedagog. GJIROKASTËR Genc Ruli Aktualisht ministër i Ekonomisë. Profesor në ekonomi. Spiro Ksera Prefekt i Gjirokastrës, ish-anëtar kryesie i PBDNJ-së. Arben Çulli Kryetar i qarkut të Gjirokastrës. Teuta Kalemi Drejtuese e PD-së Gjirokastër. Shpresa Joanini Pedagoge. KORÇË Ridvan Bode Aktualisht ministër i Financave dhe sekretar i përgjithshëm i PD-së. Gjergji Papa kryetar i PD-së Korçë dhe pedagog. Ledina Ajolli Pedagoge e Universitetit të Korçës. Edmond Spaho Deputet i PD-së, Doktor në ekonomi. Fatbardh Kadilli Këshilltar i Kryeministrit për antikorrupsionin. Laureuar jashtë vendit. Vazhdon studimet në një nga universitetet e Londrës. Ismail Hoxha Profesor. Jonela Spaho Pedagoge e Ekonomisë Elfrida Zefi Prefekte e Korçës, pedagoge. Eduart Ypi Ish-ministër i Bashkëpunimit Ekonomik, ekonomist. Alfred Gega deputet i PD-së, mjek ortoped. Niko Dudo Kryetar i PD-së Pogradec, nënprefekt i Korçës. Zinet Shaholli Anëtare e PD-së Korçë. Qarku Lezhë Edi Paloka Deputet i PD-së, ish-zëdhënës shtypi. Mark Marku Publicist i njohur, pedagog në Gazetari. Paulina Hoti- zv.ministre e Drejtësisë. Laureuar në Francë. Gjok Vuksani Deputet i PD-së, Doktor Shkencash në Mjedis. Zef Gjoka Ish-deputet i PD-së. Rajmonda Hoxhaj Mjeke okuliste. Gjovalin Prenga Deputet i PD-së. Qarku Vlorë Astrit Patozi Nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Ardian Kollozi Deputet i PD-së, kryetar i PD-së së Vlorës. Leonard Demi Deputet i PD-së, kryetar i Komisionit të Sigurisë. Kreshnik Çipi Anëtar i PD-së Vlorë, ish-futbollist i Flamurtarit. Kosta Barka Ish-ministër i Punës. Laureta Bejkosala Drejtuese dege e PD-së së Vlorës, ekonomiste. Bujar Leskaj Deputet i PD-së, ish-ministër i Kulturës, Doktor në Ekonomi. Glori Husi Këshilltar i Kryeministrit për NATO-n. Laureuar në SHBA. Nexhmie Xhuveli Drejtuese e Gruas në Vlorë. Agron Shehu Anëtar i PD-së së Vlorës. Elsa Gjini Ish-prefekte e PD-së. Agata Misha Anëtare e PD-së Vlorë. Qarku Shkodër Jozefina Topalli Kryetare e Kuvendit, nënkryetare e PD-së Astrit Bushati Deputet, kryetar i PD-së Shkodër. Arenca Trashani Deputete e PD-së, ish-ministre e Integrimit. Laureuar në Austri. Gëzim Dibra Biznesmen. Gjok Uldedaj Kryetar i Dhomës së Tregtisë, profesor dhe biznesmen. Paulin Sterkaj Deputet, biznesmen. Ndue Paluca Kryetar i Bashkisë së Fushë-Arrëzit. Xhovalin Çuni Drejtor i Bibliotekës. Ramiz Çobaj Deputet i PD-së, jurist. Shpresa Tepelia Inxhiniere elektronike. Fatbardh Spahia Mjek kirurg, drejtor në Ministrinë e Shëndetësisë. Qarku Berat Genc Pollo Deputet i PD-së, zv.kryeministër. Mehmet Xheka Kardiolog, deputet i PD-së. Lefter Maliqi Kreu i komunës Otllak. Thoma Rumnici Prefekt i Beratit. Bujar Hoxha Biznesmen. Miranda Haxhia Publiciste letrare. Migeba Reçi Drejtore e Politikave Rinore në ministri Edie Poni Anëtare e PD-së së Beratit. Qarku Dibër Jemin Gjana Ministër i Bujqësisë. Sherefedin Shehu Zv.ministër i Ekonomisë, Doktor i Shkencave për Menaxhimin Financiar Bedri Hoxha Kryetar i Bashkisë Klos Selami Xhepa Këshilltar i Kryeministrit për ekonominë. Profesor. Mirjana Bulku Anëtare e Forumit të Gruas në Dibër Dhurata Çupi Biznes. Qarku Kukës Flamur Noka Sekretar organizativ në PD, mjek onkolog. Besnik Dusha Kryetar i PD-së Tropojë, jurist. Fatos Hoxha Deputet i PD-së, ekspert i politikave të sigurisë dhe mbrojtjes. Evelina Koldashi Drejtore e ISSH-së në Kukës. Muzije Aliaj Aktiviste e PD-së. Qarku Fier Sokol Olldashi Ministër i Punëve Publike. Ilir Bano Deputet i PD-së, nënkryetar i grupit parlamentar. Mesila Doda Ish-kryetare e KKRT-së. Enkelejd Alibeaj Ministër i Drejtësisë. Vasillaq Ngresi Inxhinier, drejtues i degës së PD-së Fier. Fatos Beja Ministër i Arsimit, jurist. Eno Bozdo Zv.ministër i Ekonomisë. Blerim Koreshi Drejtor i Arsimit Lushnje. Ramadan Krasniqi Drejtor i Bujqësisë. Ferdinand Murati Kryetar i PD-së Fier. Daut Sulaj Prefekt i Lushnjes. Vasilika Hysi Aktiviste e PD-së. Majlinda Verria Juriste. Stravri Ristani Zv.ministër i MPPTT-së, profesor. Nevila Bami Punonjëse në degën e Tatim-Taksave Fier, financiere. Suzana Numani Biznesmene.