Taksa e Ramës është një bombul oksigjeni për qytetarët!
(Letër e hapur drejtuar shokut Zallo, një funksionari të vjetër të Partisë së Punës, që vinte nga provinca për të bërë zap qytetarët...)
Nga Alban GURI
Tani fillon fushata e vërtetë elektorale! Unë votoj për ambientalistët, europeistët dhe qytetarët që e tregojnë me vepra e me dije qytetërimin e tyre! E di që jam në minorancë, por do ta mbroj domosdoshmërinë e jetës time, ambientin dhe natyrën, qytetërimin që po ma dhunojnë dita-ditës vandalet e kohëve moderne, si dhe ëndrrën time për të qenë europian me të gjitha efektet që sjell ky status. Tia nisim me radhë. Rama është ai që është. Si do që të sillet, të flasë apo të maskohet, ai në thelb mbetet po ai, një produkt mesatar qyteti. As administrator i mirë, sepse i privuar nga konceptet juridike mbi pronën dhe të drejtat. As lider i mirë, sepse i privuar nga një shkollë politikë e mirëfilltë dhe pa kurajo. As një artist i mirë, sepse pati shansin por nuk ndërtoi asnjë vepër dinjitoze në këtë qytet për 8-9 vjetët që e qeverisi. Por ai bën diferencën sepse në krahasim me kolegët e tij të politikes, sado që mesatar, gjithsesi ai si një produkt qyteti, di të eci në këmbë, di të eci drejt pa zig-zake në trotuar dhe herë pas herë flet për ambientin. Kjo është diferenca që e bën Ramën të fitojë krahasimisht me kolegët e tij neandërtalas të politikës shqiptare
Pra shoku Zallo,
Taksa e propozuar nga Rama nuk është dhunim i të drejtave të një kategorie. Përkundrazi, është një hap i detyruar, i munguar prej shumë kohësh, në shërbim të qytetit dhe të qytetarëve të tij. Ajo është një bombul oksigjeni që kërkon ti japë frymëmarrje qytetit dhe pak me tepër shëndet e siguri qytetarëve që jetojnë dhe ecin rrugëve të tij. Tirana po nxin nga smogu. Të gjithë vijnë në Tirane për punë, për hall, për qejf, për xhiro, për nuse, për burrë, për... etj, etj. Tirana po kalon ne depresion kolektiv. 90 % e automobilistëve nuk dinë të ecin drejt në rrugë. Nuk njohin rregullat e ecjes në qytet me këmbë. Nuk e kanë fare idenë se çfarë përfaqëson semafori apo trotuari, vizat e bardha dhe precedenca e këmbësorit. Shumë prej tyre për herë të parë erdhën në Tiranë, pasi kishin blerë makinë. Prej tyre, jo të gjithë, por një pjesë e konsiderueshme ecin dhunshëm rrugëve të qytetit, me shpejtësi e superxhiro, me xhama të erret, me apo pa targa. Natyrisht, sot ata janë pjesë e shtetit, dhe si të tillë mund të bëjnë çtë duan. Një ndër prapësitë më të mëdha që bëjnë, është fakti se ecin me shpejtësi të frikshme duke iu drejtuar pikërisht këmbësoreve që janë duke kaluar rrugën në vizat e bardha me semafor të rregullt jeshil. Por ata janë të shtetit ose kanë ndonjë të afërm shtetar. Sipas disa të tjerëve ata duhen falur sepse si të ardhur nga provincë, edhe pse me të pozicionuar ekonomikisht, ata kanë shumë mangësi kulturore dhe duhet ti kuptojmë e ti falim deri kur të kenë dërguar në spital apo në varreza rreth 20-30 qytetarë për kokë. I vetmi që në këto kohë kur edhe Roma e vjetër do mposhtej nga kjo lloj barbarie, i cili po i del në mbrojtje ambientit, qytetit dhe qytetarëve, mbetet Rama. I mirë, i keq apo mesatar, laj thaj, ky ka mbetur. Të tjerët e kanë mendjen tek mishi i pjekur ose tek bizneset e tyre që në fakt po rrënohen përditë dhe skish si të ndodhte ndryshe. I shqetëson gjithashtu kolegët neandertalas të Ramës, me të cilët ai mund ta bëjë diferencën fare kollaj, ndonjë votë më tepër për efekte elektorale. Vetëm për qytetin, qytetarët dhe ambientin nuk u bëhet fare vonë.
Tani, pas gati 20 vjetësh dështim të modelit të tij me në krye Partinë e Punës skllavëruese, po i drejtohem shokut Zallo dhe po i them: Ti dhe shokët e tu të idealit të që degradoi në satanizëm, erdhët nga fshatrat me të humbur e më të paemancipuar për të shtypur koka qytetarësh. Ky ishte në të vërtetë synimi juaj. Modeli që ju zgjodhi si protagonistë kish nisur në Francë me revolucionin borgjez, që në fakt degjeroi në një revolucion fshatar. Aty, aso kohe triumfoi kafshëria, dhuna, plaçkitja, vrasja dhe masakrimi i elitave, i qytetarëve dhe i njerëzve të ditur.
Po të mendohesh pak o shoku Zallo këtë bëre edhe ti me shokët e tu gjatë viteve të idealeve të larta. Por kjo lojë vazhdon edhe tani. Armiqtë tuaj më të rrezikshëm, ata që duhen dhunuar, plaçkitur, vrarë e poshtëruar, janë qytetarët. Në mes të një dallgë të re gjoja demokratike, ti dhe shokët e tu të dikurshëm, sot me bijtë dhe nipat tuaj po vazhdoni me pikë e me presje, luftën antiqytetare, antiqytetëruese, antikulturore, antimbientale, duke plaçkitur toka private, prona të paluajtshme me pronarë që presin të zbatohet ligji ndërkohë që kanë tapitë në xhep. Lufta jua, e bijve tuaj, e nipave tuaj, trashëgimtarë të ideve dhe kulturës me antinjerëzore, barbare dhe të urryer, vazhdon rrugëve të qytetit me fuoristrada që vetëm këtu tek ne kushtojnë 5 apo 10 mijë euro. Vazhdon në bulevard, nëpër trotuare ku qytetarët nuk mund të ecin pasin kanë frikë nga çmenduria juaj. Vazhdon me xhamat e errët dhe me makinat e paligjshme që qarkullojnë qyteteve e fshatrave. Lufta juaj e revolucionit fshatar antiqytetar dhe antiligjore është përqendruar frikshëm edhe në çdo hallkë të administratës publike, media dhe ekonomi të mbështetur nga shteti, që në fakt shtet nuk është.
Sot ti mburresh e buzëqesh me vëmendjen mediatike që po merr vendi nga anëtarësimi në NATO. Por në NATO more shoku ZALLO kërkoja të futesha unë dhe disa qytetarë të tjerë si unë, pasi ti NATO-n as nuk e dije se çishte dhe e luftoje për forcë zakoni. Normal, ti vije nga fshati. Njihje vetëm kooperativën tënde bujqësore dhe e dije se shpëtimi yt ishte vetëm sulmi ndaj atyre si unë. E si pasojë, pasi un isha mik i NATO-s dhe ti anëtar e funksionar i lartë Partie, kishit dy armiq. Mua dhe NATO-n.
Po kështu edhe aspekti e i çështjes Europiane shoku ZALLO. Europa përfaqësonte qytetërimin dhe ti fshatarizmin. Ti flisje dhe flet ende fshatçe, ndërsa Europa flet me një gjuhë tjetër, që të them të drejtën as qytetari mesatar Rama nuk e flet, por gjithsesi nganjëherë e kupton... shumë rrallë. Duke të treguar këto 2-3 gjëra, doja të vija në vend një këndvështrim të qartë për shtresën time shoqërore dhe për ata duan apo synojnë të jenë si unë. Në këtë pikë, Rama merr mbështetjen time mbi taksën për jo rezidentet që duan të mo ndosin qytetin që mori formë e jetë që nga kohët e gjyshërve të mi dhe me kontributin e tyre. Rama do marri mbështetjen time për çështjet ambientale, në mbrojtje të dinjitetit të qytetarëve dhe sa herë që ti afrohet sadopak në aspirata qytetërimit dhe sidomos atij qytetërimi europjan, të cilin fshatarët e revolucjonit francez i vunë kazmën, fshatarët si ti dhe si shokët e tu e masakruan, por edhe bijtë dhe nipat e tu po e përdhosin ende sot duke e dhunuar e duke e plaçkitur.
Lufta ka filluar shoku ZALLO!
Ajo që drejtoj unë është për qytetërim, ambient të pastër, në ndihmë të jetës dhe kundër vanalizmit që ti, miqtë, bashkëfshatarët, bijtë dhe nipat e tu udhëhiqni prej kushedi sa dekadash. NATO jam unë, jo ti. Dhe këtu po të them se unë jam nisur për në Europë shoku ZALLO e jo në një gropë të qelbur plot me fshatare, hajdutë të veshur me pushtet, cuba shpellash që shëtisin me fuoristrada, që ti kërkon me patjetër ta quash Shqipëria vend Europian.
Pesë kushtet kryesore për të vajtur në Europë janë:
-Mos ta kesh emrin Qerim;
-Të dish të ecësh në këmbë në trotuar;
-Të dish not;
-Të dish të ecësh me biçikletë në qytet;
-Të lash trupin dhe gojën çdo ditë;
Nuk vlejnë fare fuoristradat e djemve të fshatit tënd, bijve apo nipave të tu. Nuk emocionohet Europa prej tyre sepse ajo vetë i ka prodhuar, e jo për ti vjedhur ju që të kapardiseni rrugëve të provincës. Nuk shkohet në Europë nëpërmjet revolucionit tuaj fshatar, grabitqar, antiqytetar, të dhunshëm dhe armik të ambientit. Llogarite vetë sa vjet duhen për të mësuar ecjen në këmbë në semafor, qytet apo trotuar. Shto dhe vitet që duhen për kuptuar se duhet bësh dush çdo ditë apo njëherë në 2 ditë. Shto edhe vitet e gjatë që duhen për të mësuar larjen e dhëmbëve 2 herë në ditë, ecjen me biçikletë dhe notin dhe del pastaj koha e saktë se