E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha vazhdon të grabisë shqiptarët nëpërmjet tenderëve

Ministria e Olldashit mban rekord në shkeljen e procedurave të tenderimit
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Erion Braçe i ka kërkuar kryeministrit Berisha ti kërkojë falje taksapaguesve shqiptarë, pas publikimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili deklaroi se qeveria ka shpërdoruar fondet publike të qytetarëve. Sali Berisha kishte premtuar se KLSH, reagimi ndaj raporteve të tij, marja e masave në raport me propozimet e tij do të qe vijë sjelljeje e qeverisë në luftën ndaj korrupsionit. Ky burrë nuk e mban fjalën, ky Kryeministër gënjen, u shpreh Braçe. Sipas raportit, Braçe  tha se KLSH ka denoncuar faktin se qeveria ka refuzuar zbatimin e rekomandimeve të tij për uljen e kostove, për pasojë edhe të dëmeve të evidentuara e denoncuara nga vetë institucioni në ndërtimin e 56 km të rrugës Rrëshen-Kalimash. Braçe deklaroi se vetëm në 2 muajt e parë të vitit nga 100 mln $ investime, 80 mln $ janë paguar në këtë rrugë. Ai bëri të ditur se vlera e investimeve në rrugë, e rritur disa herë nga qeveria, për këtë shkak jo përfundimtar dhe e pabesueshme apo për momentin 800 mln euro është e barabartë me vlerën e paguar për ndërtimin e Tiranë-Vorë, Fushë-Krujë-Laç, Lezhë-Shkodër, plus Tiranë-Durrës-Rrogozhinë-Lushnje-Fier, plus Rrogozhinë-Elbasan-Librazhd-Qaf Thanë dhe Pogradec-Korçë-Kapshticë, plus ato që do ndërtohen Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë-Gjirokastër.  Sipas tij, Qeveria gënjeu kur tha, se kishte aplikuar procedura të ndershme të certifikuara nga BB. Qeveria gënjeu, kur tha se vlera ishte 418 mln euro. Gjithashtu, qeveria gënjeu, kur tha se vlera e fundit do qe 530 mln euro. Qeveria na gënjen kur thotë se vlera përfundimtare është 719 mln euro. Qeveria gënjen kur thotë se ka projekt të miratuar, ndërsa në KRRTRSH ky vendim nuk ekziston. Qeveria gënjen kur thotë se rruga nga Miloti në Morinë, mbaron në qershor të këtij viti, tha Braçe. Ai bëri të ditur se nga 31 kontrolle, Ministri dhe Drejtori të Përgjithshme, 16 rezultojnë me shkelje, dëmi 9 mln $ dhe se tenderët e vjedhura zënë 50% të shkeljeve. Sipas Braçes, nga 402 tenderë të kontrolluar, 241 janë me shkelje ose 60%,  në llogaritje gabim të vlerës së kontratës 85 raste, 22 në MPPTT e DPRR ose 25% në respektimin e fondit limit për përzgjedhjen e procedurës së prokurimit 45 raste, 10 raste në MPPTT e DPRR ose 22% në përpilimin e dokumenteve të tenderit. Ndërsa në kriteret e vlerësimit, tha Braçe, specifikimet teknike janë 137 raste, 38 raste në MPPTT e DPRR ose 27% në hapjen e shqyrtimin e ofertave 58 raste, 22 raste në DPRR ose 37% në vlerësimin e kualifikimin e konkurrenteve 111 raste, 51 raste në MPPTT e DPRR ose 45% në zbatimin e kontratave nga kontaktorët në përputhje me parimet e përgjithshme të kontraktimit 85 raste, 41 raste në MPPTT e DPRR ose 48%. Sipas KLSH, Braçe tha se ujësjellësi i Peshkopisë me vlerë 6.5 milion $ ka dështuar, ndaj banorët e Peshkopisë nuk pinë ujë as sot. Ndërsa, ujitja e fushës së Korçës me vlerë 13 milion $ ka dështuar ndaj 7000 ha të banorëve të fushës së Korçës nuk përfitojnë. Duke iu referuar raportit, Braçe deklaroi se ndërtimi i autostradës Lushnje-Fier me vlerë 24.5 milion euro është jashtë afateve dhe me pagesa fiktive për punë të pakryer. Ndërtimi i autostradës Tepelenë-Gjirokastër me vlerë 28.5 milion euro është disa herë jashtë afateve dhe me pagesa fiktive. Ndërsa, furnizimi me ujë i Kavajës përmes projektit të Manskurisë me vlerë 2 milion euro është me shkelje të rënda dhe vetëm teknikisht i përfunduar. Zbatimi i ligjit ishte premtimi themelor i Sali Berishës. Por, ky burrë nuk e mban fjalën! Ky Kryeministër gënjen! Të gënjesh në moshën e tij është njerëzore, por jo zyrtare e më keq mënyrë qeverisëse, u shpreh Braçe, duke shtuar se Ramiz Alia nuk është më aktiv, Sali Berisha do të jetë jetëplotë, ne dhe ju po ashtu, të gjithë do të shohim se nga Miloti në Morine nuk do të ketë rrugë të mbaruara në Qershor të 2009. Atë rrugë do ta mbarojmë ne, por me një dallim jetik, pa vjedhur. Braçe theksoi se ky raport duhet ti nënshtrohet diskutimit në Parlament, në shenjë respekti edhe ndaj shqiptarëve dhe kontributit të tyre në ekonominë e vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›