Bllokohet hoteli luksoz në Durrës
28/07/2010 Krimet e Rënda ngrijnë godinën 6-katëshe që administrohet nga bosi i kartelit të Shijakut
Administronte në plazh restorant e hotel. Akuza: Të ardhurat nga shitja e 488 kg heroine
TIRANE- Seksioni i Sekuestrimit dhe Konfiskimit të Pasurisë ka bllokuar para pak kohësh një hotel dhe restorant luksoz që ndodhet në plazhin e Durrësit. Godina 6-katëshe i përket shtetasit Alket Hatia të dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg, i cili është arrestuar në vitin 2008 nga prokuroria si anëtar i grupit të Shijakut, që kishte si specialistet trafikimin e heroinës nga Shqipëria në Itali. Kërkesa e prokurorit Besnik Muçi, për sekuestrimin e godinës 6-katëshe është miratuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur ngrirjen e hotelit dhe sipërfaqes tokësore që ndodhet në të si dhe kalimin e saj në administrim të shtetit. Kjo pasuri dyshohet se është ngritur, mbi bazën e të ardhura kriminale që Hatia kishte nga trafiku i drogës. Këtyre pretendimeve u janë kundërpërgjigjur familjarët e Alket Hatisë, të cilët janë shprehur se godina 6-katëshe është ngritur mbi bazën e të ardhurave nga emigracioni dhe jo nga paratë e fituara nga droga. Aktualisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ka filluar hetimet edhe për anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mundur të dërgojnë drejt Italisë plot 488 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë. Mësohet se kjo sasi droge është dërguar në plot 18 episode, duke përdorur korrierë, shqiptarë, polakë, malazezë dhe italianë. E gjithë sasia e lëndës narkotike është sekuestruar nga antimafia e qytetit të Milanos, e cila në bashkëpunim edhe me Krimet e Rënda mundi të shkatërrojë grupin që vepronte në zonën e Shijakut. Në përbërje të tij, ishin Hekuran Hoxha, vëllai i tij Fatbardh Hoxha, Alket Hatia, Sajmir Gjepali, Mentor Shehu dhe Lutfi Shabani. Dërgesën më të madhe grupi e ka kryer nëpërmjet një korrieri polak, kamionistin me emrin Andrzej Levandovvski. Ky korrier është futur në shtetin italian nëpërmjet portit të Barit dhe ka pasur në përdorim një kamion me targë gjermane. Në momentin që korrieri ka qenë në autostradën nr. A14, nga ana e punonjësve të policisë është vendosur që të ndalojnë para se të takohej me pritësin e mallit Arben Baci. Pas kontrollit janë gjetur të fshehur mes disa konfeksione rrobash, 3 çanta me 132 pako, me lëndë narkotike të tipit heroinë, me peshë prej 70 kilogram heroinë.
Kërkesa e Prokurorisë
Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr. 21 të vitit 2007 në ngarkim të shtetasit Alket Hatija e katër personave të tjerë për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe “Organizimit dhe drejtimit të organizatave kriminale”. Nga hetimet ka rezultuar se nga ana e shtetasit Alket Hatia në bashkëpunim me persona të tjerë në formën e Organizatës Kriminale gjatë vitit 2003 kanë trafikuar nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha lëndë narkotike të tipit heroinë, sasi e cila është kapur dhe sekuestruar nga autoritetet italiane. Kjo çështje penale është dërguar për gjykim dhe Gjykata për Krime të Rënda me vendimin e saj nr.10 datë 26 mars 2010 ka vendosur midis të tjerave dhe deklarimin fajtor të të pandehurit Alket Hatija për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Duke qenë se kjo vepër penale hyn në kategorinë e atyre të parashikuara nga neni 3/1 i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, dhe për këtë shtetas dhe personat e lidhur me ta sipas nenit 3/2 të këtij ligji duhet të kryhet hetim pasuror dhe aplikohen masat e parashikuara nga ky ligj.
Konstatimi i hotelit
Nga hetimet lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se nga kryerja e kësaj vepre penale shtetasi Alket Hatija ka fituar mjete financiare në mënyrë të paligjshme, të cilat i ka investuar në formën e pasurive të paluajtshme. Konkretisht nga veprimet hetimore ka rezultuar se në me kontratën nr. 2597 të datës 2 shtator 2002 shtetasi Alket Hatija ka blerë nga shtetasi Qamil Pemaj një sipërfaqe truall prej 600 m2, e cila ndodhet në zonën kadastrale nr. 8518, në lagjen 13 Plazh, Durrës. Në datën 13 janar 2003 midis shtetasit Alket Hatija si pronar i truallit dhe shoqërisë së ndërtimit “Papa”, sh.p.k. është lidhur një kontratë sipërmarrje për ndërtimin e objektit sipas kondicioneve të lejes së ndërtimit. Po mbi truall dhe objekt, shtetasi Alket Hatija ka marrë një lejë me destinacion lokal një kat dhe hotel katër kate. Aktualisht ky objekt funksionon si hotel restorant në përdorim të familjarëve të shtetasit Alket Hatija. Shtetasi Alket Hatija nuk rezulton të ketë në Shqipëri aktivitet tregtar të regjistruar dhe sipas përshkrimeve në dokumentet bankare rezulton se këto shuma financiare të përdorura për transferta ose blerje asetesh, janë nga emigracioni. Duke analizuar faktet e mësipërme konstatojmë se shtetasi Alket Hatija është subjekt i ligjit nr. 10192 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” dhe për këtë qëllim kërkojmë sekuestrimin e objektit hotel-restorant me 5+1/2 kate dhe sipërfaqe ndërtimi 240 m2 për kat në gjendje pune së bashku me të gjitha pajisjet dhe aksesoret e biznesit.
Rastet e dokumentuara të trafikut
Episodi 1, sekuestrohen 38 kg heroinë
Episodi 2, sekuestrohen 21.750 kg heroinë
Episodi 3, sekuestrohen 19.5 kg heroinë
Episodi 4, sekuestrohen 22 kg heroinë
Episodi 5, sekuestrohen 9.6 kg heroinë
Episodi 6, sekuestrohen 23.5 kg heroinë
Episodi 7, sekuestrohen 21 kg heroinë
Episodi 8, sekuestrohen 11 kg heroinë
Episodi 9, sekuestrohen 16.5 kg heroinë
Episodi 10, sekuestrohen 35.3 kg heroinë
Episodi 11, sekuestrohen 5.5 kg heroinë
Episodi 12, sekuetrohen 31.7 kg heroinë
Episodi 13, sekuestrohen 16.5 kg heroinë
Episodi 14, sekuestrohen 14.2 kg heroinë
Episodi 15, sekuestrohen 32 kg heroinë
Episodi 16, sekuestrohen 12 kg heroinë
Episodi 17, sekuestrohen 70 kg heroinë
Episodi 18, sekuestrohen 52.7 dhe 33.6 kg heroinë
Total janë sekuestruar 488 kg heroinë
Operacioni “Pastrimi” kap
armë, por jo heroinë
Më 11 shtator 2008 Policia e Shtetit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda finalizoi operacionin e koduar “Pastrimi” ku në pranga ranë shtetasit Hekuran Hoxha, Fatbardh Hoxha, Alket Hatia, Lutfi Shabani, Mentor Shehu dhe Sajmir Gjepali. Gjatë kryerjes së operacionit policia shqiptare nuk sekuestroi asnjë sasi heroine, për të cilën akuzoheshin personat e sipërcituar, por gjatë kontrollit të banesave u sekuestrua vetëm një armë automatike model 56, 90 fishkë model 56 dhe 68 fishkë armë gjuetie. Veç këtyre provave policia mundi të bllokojë edhe katër automjetet luksoze, të cilat janë sekuestruar nga ana e Prokurorisë.
Pasuria e bllokuar
Objekti hotel-restorant me 5+1/2 kate dhe sipërfaqe ndërtimi 240 m2 për kat në gjendje pune së bashku me të gjitha pajisjet dhe aksesoret e biznesit, e ndërtuar mbi truall me sipërfaqe 600 m2 ne zonën kadastrale nr. 8518, në lagjen nr. 13 Plazh, Durrës. Kjo është pasuria e vetme që organi i akuzës ka mundur të identifikojë në emër të të pandehurit Alket Hatia. Ndërkohë që për sa i përket llogarive bankare, mësohet se në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, nuk është çelur ndonjë llogari në emër të Hatisë.
Antimafia ndaloi rreth 90 persona që ishin pjesë e rrjetit
Alket Hatia, 11 dërgesa me heroinë
në drejtim të pritësve të grupit në Itali
Pas një koordinimi të suksesshëm të informacionit me palën italiane, Krimet e Rënda arritën që gjatë viteve 2008-2010 të arrestojnë dhe të dënojnë në gjykatë, shtetasit Hekuran Hoxha 9.3 vjet, Alket Hatija 10.6 vjet, Fatbardh Hoxha 8 vjet, Mentor Shehu 8 vjet dhe Saimir Gjepali 7.3 vjet, që të gjithë nga Shijaku. Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimit penal nr 21, si dhe nga një analizë e hollësishme e provave të grumbulluara, ka rezultuar se të pandehurit kanë marrë pjesë në 18 episode të trafikimit të lëndëve narkotike të dërguar nga Shqipëria dhe Greqia, për në drejtim të shtetit italian. Më konkretisht është provuar pjesëmarrja e të pandehurve se Alket Hatija ka marrë pjesë në 11 episode, Hekuran Hoxha (Roni) në 7 episode, Fatbardh Hoxha në 4 episode, Mentor Shehu (Toku) në 5 episode dhe Saimir Gjepali ose (Shaqiri) në 2 episode. Këta të pandehur kanë lidhje të ngushta miqësore dhe shoqërore me njëri-tjetrin dhe gjithë sasia e trafikuar prej tyre në Itali, është sekuestruar nga antimafia italiane. Mësohet se heroinën grupi e blinte në Turqi dhe Maqedoni, ku më pas nëpërmjet portit të Durrësit dhe skafeve ajo dërgohej në Itali. E ndërsa krerët e kësaj organizate qëndronin më së shumti në Shijak, “korrierët” e tyre arrestoheshin në Itali. Prokuroria e Milanos, për llogari të këtij hetimi ka arrestuar rreth 90 persona, shqiptarë dhe të huaj që prisnin heroinën apo ishin korrierë të saj në veri të Italisë.