E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Taksa e votës", qeveria mobilizon policinë për heqjen e tabelës

Efektivë të Policisë Ndërtimore shembin objektin ku ishte vendosur tabela "Hiqni taksën e votës",

TIRANË- Efektivë të shumtë të Policisë Ndërtimore dhe eskavatorë të rëndë rrethuan me qëllim rrëzimin e tabelës me mbishkrimin "Hiqni taksën e votës", në hyrjen të rrugës që të çon në aeroportin e Rinasit.

Aksioni nisi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ndërkohë që të zotët e tokës ku ishte vendosur tabela u njoftuan për shembjen e objektit vetëm pak çaste para se të fillonte shembja e saj.

Geri Selenica, pronari i tabelës tha për gazetën "Shekulli", se gjithçka ishte e qëllimshme. "Rrëzimi i tabelës është një akt vandal i inskenuar nga qeveria. Rrëzimi i saj bëhet për shkak se mbi të është vendosur thirrja "Hiqni taksën e votës"",- tha Selenica.

I ashpër ka qenë edhe reagimi i G99. Arbi Mazniku tha për mediat " se veprimi i heqjes së tabelës nuk është veprim ndaj G99-ës, por ndaj heqjes së taksës së votës".

Mazniku e cilësoi më tej heqjen e tabelës në orët e vona të natës, si një veprim që mund të bëjë vetëm qeveria Berisha dhe askush tjetër.

"Kjo është qeveria e errësirës e cila i bën punët natën, dhe ky fakt e tregon më së miri këtë gjë",- tha Mazniku

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›