Taksa për emigrantët, nga 10-400 euro
Nga 10 deri në 400 euro: nuk do të jetë një taksë për qëndrimin, por një kontribut për lëshimin dhe rinovimin e lejes së qëndrimit. Konfirmimin e kanë bërë burime të qeverisë, njëkohësisht pjesëtarë të Legës së Veriut, partisë që ka kërkuar ndryshimin e amendamentit për ligjin e sigurisë, i cili kërkon pagesën e një takse, apo ndryshe derdhjen e një kontributi për pajisjen apo rinovimin e lejes së qëndrimit.
Sqarimi se do të ketë vendosje të një tarife, është bërë mbrëmjen e së martës kur është realizuar një bisedë telefonike mes Kryeministrit Silvio Berluskoni dhe ministrit të Brendshëm, Roberto Maroni. Sipas të dhënave është sqaruar se kontributi ndryshon nga taksa e qëndrimit. Bëhet fjalë për një kontribut, si ai që tashmë është parashikuar në shumicën e vendeve evropiane, për lëshimin e lejeve të qëndrimit, me një çmim variabël nga 10 deri në 400 euro. Pak kohë më parë ministri i Brendshëm, pas mbylljes së një takimi me ministrin e Drejtësisë konfirmoi se: "taksa do të jetë, por do të mbetet për t‘u konfirmuar se sa do të jetë shifra përfundimtare, amendamenti është konfirmuar, mbetet vetëm marrja e vendimit". Sipas tij, pjesë e cila ende nuk ishte prekur nga diskutimet është sanksionimi që do t‘u bëhet emigrantëve ilegalë, për të cilën ishin hedhur dy propozime, dhënia e përjashtimit nga Italia për një periudhë të gjatë kohore. Mbi propozimin e taksës, kritika të mëdha erdhën nga mazhoranca, si nga Presidenti Gianfranco Fini ashtu edhe nga Kryeministri Silvio Berluskoni, i cili përgjatë një shëtitje në qendër të Romës ka konfirmuar se nuk ka asnjë dijeni për sa u takon "të rejave" mbi taksën e emigrantëve. Madje, Berluskoni këmbëngul se ka qenë gjithmonë kundër atyre që kanë dhënë kundërshti lidhur me propozimin. "Nuk kam dijeni- shpjegon kreu i qeverisë- për të rejat në fjalë. Kur më është prezantuar menjëherë kam theksuar që jam kundër atij amendamenti. Kur e pyesim nëse ka pasur një telefonatë mes tij dhe Umberto Bossit, kreut të Legës, Berluskoni përgjigjet: "Kam folur dhe ai nuk kishte kundërshti të veçanta lidhur me amendamentin". Ndërkohë që Lega vazhdon të mbrojë e vendosur propozimin e saj. Mbetet për t‘u parë, se çfarë do të ndodhë në Parlament.