Taksa e RTK-së nuk paguhet më përmes KEK-ut

Prishtinë, 5 gusht- KEK, përmes një komunikate për publikun, informon konsumatorët se ka transferuar pjesën e papaguar të taksës për RTK-në, nga llogaritë e konsumatorëve të KEK-ut drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Që nga viti 2003 KEK-u ka bërë faturimin dhe arkëtimin e taksës së RTK-së në emër të RTK-së në përputhje me ligjet e aplikueshme. Për konsumatorët, kjo do të thotë se faturat e energjisë elektrike të KEK-ut kanë përfshirë ngarkesën e konsumit të energjisë elektrike dhe taksën mujore prej 3,50 euro të RTK-së. KEK-u ka ndërprerë këtë faturim dhe arkëtim të taksës së RTK-së në tetor 2009 në bazë të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 16 tetor 2009, i cili urdhëroi KEK-un për të ndaluar faturimin dhe arkëtimin e taksës së RTK-së.
Që nga ajo kohë, taksa mujore e RTK-së prej 3,50 euro nuk ka qenë e përfshirë në faturat e konsumatorëve të energjisë elektrike, njofton KEK-u.