AAK-ja nuk di për hetimin e zyrtarit të saj

Prishtinë, 6 gusht – Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nuk janë në dijeni për hetimet e raportuara të Prokurorisë së EULEX-it ndaj një zyrtari të lartë të kësaj partie. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, raportimin për hetime e ka quajtur “propagandë”. Ai u ka bërë thirrje gazetave që të mos nxjerrin këso lloj informatash, ndërsa hetuesisë të ndërmarrë veprime konkrete.
“Duhet që sistemi të funksionojë në Kosovë dhe të mos merren me propagandë, por të bëjnë veprime konkrete për gjithkënd për dhjetë vite që funksionojnë institucionet e Kosovës”, ka deklaruar Isufi, të enjten, në një konferencë shtypi.
Një ditë më parë, zyrtarë të afërt me hetimet e EULEX-it kundër korrupsionit, i kanë thënë “Kohës Ditore” në kushte anonimiteti se një ish-ministër i të tria përbërjeve në kabinetin qeveritar të koalicionit LDK-AAK, është duke u hetuar. Sipas burimeve, ai është duke u hetuar për keqpërdorim të parasë publike dhe korrupsion, gjatë kohës sa ka qenë udhëheqës i njërit prej dikastereve më të fuqishme qeveritare. Ky ish-ministër, kanë thënë burimet, është njëri nga tetë rastet e profilit të lartë në të cilat EULEX-i është duke punuar intensivisht, nga 36 raste të tilla, sa janë gjithsej.
Konferenca e mbajtur të enjten në AAK është organizuar me qëllim të promovimit të Zyrës për diasporën dhe bashkatdhetarët. Nënkryetari Isufi ka thënë se po e hapin këtë zyrë, pasi që diaspora ka kontribuuar shumë gjatë gjitha periudhave të historisë, përfshirë edhe luftën e fundit në Kosovë.
“Tash e tutje AAK-ja do të përkujdeset për mërgimtarët tanë nëpërmjet kësaj zyre, ndërsa në një të ardhme të afërt do të kenë edhe Ministrinë e emigracionit”, ka thënë ai.
Isufi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë respekti dhe angazhimi për diasporën, si dhe për taksat të cilat ai i ka quajtur “dënime”, të cilat ata duhet t’i paguajnë me rastin e hyrjes në Kosovë me veturë.
Ndërsa, për projektin që AAK-ja ka thënë ta ketë për krijimin e një ministrie për diasporën ka folur kryesuesi i Komisionit për Diasporën, Jahja Lluka.
“AAK-ja është duke përgatitur projektin për ministrinë, e cila do të merret me hallet dhe kontributin e mërgimtareve tanë, të cilët nuk janë duke u shpërblyer dhe duke u çmuar për kontributin e dhënë”, ka deklaruar Lluka. Ai i ka ftuar mërgimtarët që edhe më tutje ta ndihmojnë Kosovën, ndërsa ka premtuar se “me ardhjen e kryeministrit Haradinaj, ju do të jeni qytetarë të denjë të Kosovës, nuk do të dënoheni asnjëherë jashtë ligjit siç po ndodh sot”.