E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat, Berisha i gatshem t'i ndaje me pushtetin lokal Rozeta Rapushi

Qeveria eshte e gatshme te ndaje taksat me pushtetin lokal. Kjo per t'i ardhur ne ndihme decentralizimit fiskal dhe me shume transparence. Kryeministri Sali Berisha, i pranishem dje ne fillimin e projektit te USAID "Per planifikimin dhe qeverisjen vendore ne Shqiperi", si dhe nenshkrimit te Memorandumit te Mirekuptimit per kete projekt, tha se ekzekutivi dhe pushteti vendor duhet te bashkepunojne. "Nuk ka ecur me shpejtesine e duhur, per motive politike, decentralizimi fiskal. Nje marreveshje qe u arrit nga shoqatat perkatese, nuk arriti te votohej ne Parlament, per qellime tashme te njohura, por kjo eshte e shkuara. Shpreh kenaqesine qe ne kete projekt do te ridimensionohet decentralizimi fiskal, si nje kusht themelor per konsolidimin e decentralizimit ne teresi. Jam sot ketu per t'u zotuar se qeveria eshte e gatshme te ndaje me ju te ardhurat fiskale, mbi baze ligjesh transparente", - u siguroi kreu i qeverise vendoreve. Ai permendi faktin se nje prej eksperimenteve te bere me taksen e biznesit te vogel, nuk mund te konsiderohet i suksesshem. Dhe per kreun e qeverise, nje nga hendeqet e krijuara ne mosrealizim, vjen pikerisht nga mosvjelja e mosadministrimi si duhet i takses se biznesit te vogel. "Ne duhet te ecim para dhe nuk duhet te kete pengesa ne decentralizimin fiskal, por ju e dini vet se cila eshte perqindja e takses se pasurise, e cila eshte nje takse kryesore per ju. Shuma qe ju mblidhni si takse pasurie eshte simbolike. Por, regjistrimi i fundit sot deshmon se, pothuajse gjysma e familjeve shqiptare, kane me shume se nje banese", - vijoi Berisha. Ne kete kuader, ai u beri thirrje vendoreve qe te ushtrojne kompetencat e tyre, sic eshte edhe vjelja e taksave. Berisha permendi vitin 2005, ne raport me decentralizimin, vendi kishte standarde teresisht te papranueshme, ku qeveria qendrore mbante kompetenca, te cilat bllokonin veprimtarite e qeverive vendore. Praktike kjo qe perkthehej per qytetaret shqiptare ne sherbime jo te mira, qeverisje jo eficiente. Ndersa, sipas tij, gjate ketyre viteve jane bere hapa te medha. "Projekti parashikon dixhitalizimin e nje seri sherbimesh e procesesh. Kjo perben nje domosdoshmeri te madhe ne perpjekjen tone per Shqiperine dixhitale. Shqiperia dixhitale eshte Shqiperia transparente e sherbimeve me te mira ndaj qytetareve. Gjate ketyre viteve ka pasur ne kete vend me qindra e mijera ankesa, por nuk ka pasur qofte edhe nje te vetem per diskriminim nga qeveria qendrore per shperndarje fondesh mbi baza partiake. Ju garantoj se nuk do te kete asnjehere dhe ne do t'i permbahemi ligjit dhe absolutisht vetem ligjit ne kete aspekt", - siguroi kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›