E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, 30 shtëpi në prag rrëshqitjeje

Deputeti i Partisë Socialiste në zonën e Librazhdit, Taulant Balla, ngriti dje zërin për situatën e rënduar. Sipas tij "po shkohet drejt tragjedisë në Qafë-Dardhë, për shkak të shirave të pandërprerë është përshpejtuar rrëshqitja". Balla konstatoi se rrëshqitja ka dëmtuar varrezat dhe shtëpitë, ndërsa banorët po mundohen të heqin këto varreza. "Nga frika e rrëshqitjes që vazhdon prej një jave, banorët po qëndrojnë jashtë", tha deputeti. Balla konstatoi faktin se asnjë ndihmë nuk është dhënë nga qeveria edhe pse 30 shtëpi ndodhen në trungun e rrëshqitjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›