Sherri për postin, mbyllet qendra për fëmijët e ngujuar
Mbyllet qendra për fëmijët e familjeve të ngujuara nga gjakmarrja. Konflikti për drejtimin e kësaj qendre ka shkaktuar dje largimin e të gjithë fëmijëve, të cilët tashmë janë detyruar të kthehen pranë familjeve të ngujuara, pa pasur mundësi të ndjekin shkollën e të dalin nga shtëpia.
Qendra e ngritur dy vite më parë në ambientet e ish-spitalit të Poliçanit u përball muajt e fundit me vështirësi të menaxhimit dhe fondeve. Burime të pushtetit vendor në këtë qytet kanë bërë me dije se si pasojë e mosvarësisë së kësaj qendre nga pushteti lokal dhe menaxhimi i saj nga drejtues të Shoqatës së Fëmijëve të Ngujuar ka pasur probleme në mbarëvajtjen e qendrës. Qendra e drejtuar prej kryetares së kësaj shoqate, Liljana Luani, muajt e fundit është përballur me mungesën e fondeve për sigurimin e ushqimit për fëmijët që ndodhen në të. Po sipas burimeve nga Bashkia Poliçan, kanë qenë donacionet, fondet nga ministria dhe ndihma e banorëve të Poliçanit që ka bërë të mundur përballimin e këtij problemi. Por, si pasojë e domosdoshmërisë së zgjidhjes afatgjatë, nisën procedurat për kalimin e saj në varësi të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, çka u aprovua pak muaj më parë, duke futur dhe këtë qendër në skemën e trajtimit me fonde nga ana e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Pikërisht emërimi i një drejtori nga ana e ministrisë ka shkaktuar reagimin e drejtueses së deritanishme, Liljana Luani, e cila nuk e ka pranuar këtë emërim, duke u ngujuar së bashku me fëmijët në institucion. Sipas të dhënave nga kjo qendër, ish-drejtoresha nuk e ka pranuar dorëzimin e detyrës te drejtuesi i ri dhe nuk ka lejuar fëmijët që të shkojnë në shkollë, në shenjë proteste. Dje Liljana Luani ka thërritur prindërit e fëmijëve për të tërhequr këta të fundit nga qendra, deri në një zgjidhje të problemit. Zonja Luani pranon të punojë në këtë qendër, por vetëm nëse është ajo drejtoresha, pasi pretendon se fëmijët janë "në besën" e saj, ndaj nuk mund t‘i lëshojë.
Drejtori i ri, Nëntor Spahiu, i cili ende nuk e ka marrë detyrën në dorëzim, tha dje se pas emërimit ka kontaktuar me ish-drejtuesen, por kjo e fundit ka reaguar duke mos pranuar dorëzimin e detyrës dhe duke krijuar ato probleme që tashmë njihen nga opinioni publik. "Pas kundërshtimit nga ana e saj, unë u jam drejtuar organeve kompetente për zgjidhjen e këtij problemi", tha drejtori, i cili nuk ka mundur t‘i afrohet dje godinës së institucionit që duhet të drejtojë.
Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka, i cili ngre dyshime për abuzime me fondet e qendrës nga ana e drejtoreshës së deritanishme, thotë se kalimi i qendrës nën varësinë e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale ishte zgjidhja e duhur dhe se "për mendimin tonë, kundërshtimi i ish-drejtoreshës për emërimin e ri bën të dyshosh për interesa vetjake, madje edhe për mënyrën e menaxhimit të fondeve nga vetë ajo. Nuk ka kuptim që tashmë me kalimin e objektit si institucion kombëtar dhe nën varësinë e ministrisë, fondet të vazhdojnë të menaxhohen nga një drejtuese shoqate. Nuk mund të pranohet se një shoqatë mundë të kujdeset më shumë se shteti për këta fëmijë, por zonja duket se ia ka ndierë leverdinë kësaj pune, duke abuzuar me fondet dhe kështu nuk pranon dorëzimin e këtij institucioni", thotë kryebashkiaku i Poliçanit.
Dje, në qytetin e Poliçanit, ka qenë për një vizitë pune kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka bërë një takim me fëmijët që trajtohen në qendër, me prindërit e tyre dhe me drejtoreshën Liljana Luani.