PDK-ja e Shkodrës prezanton listën e 11 kandidatëve për deputetë, kryeson Ndoka
Partia Demokristiane e degës së Shkodrës prezantoi dje listën e 11 kandidatëve për deputetë, që do të konkurrojnë në këtë qark në zgjedhjet e qershorit. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, do të kryesojë listën e kandidatëve të PDK-së në Shkodër. Ndërkohë që në listën e kandidatëve për deputetë bën pjesë dhe deputeti Frrok Gjini. “Shpreh bindjen e palëkundur se elektorati i qarkut të Shkodrës do të votojë masivisht për Partinë Demokristiane, sepse siç e kemi dëshmuar edhe gjatë viteve të fundit, jemi parti që përfaqësojmë vlera. Ne i ftojmë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë votuesit e qarkut tonë të votojnë për Partinë Demokristiane dhe kandidatët e saj, sepse vota për kandidatët demokristianë është votë për shpëtimin e vlerave themelore të demokracisë shqiptare, është votë për stabilitetin politik, është votë për interesat kombëtare, është votë për mirëqenien individuale të çdo qytetari”, - është shprehur gjatë prezantimit të kandidatëve kryetari i PDK-së së Shkodrës. Në listën e PDK-së është respektuar dhe kërkesa e Kodit Zgjedhor për pjesëmarrjen e grave në politikë.
Lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së, qarku Shkodër:
1. Nard Ndoka Kryetari i PDK-së
2. Alma Kurti Juriste
3. Alba Pistulli Forumi Rinor
4. Flora Gjelaj Ekonomiste
5. Mark Kroqi Ish-deputet, kryetar i PDK-së, Shkodër
6. Mark Lumaj Ish-kryetar komune
7. Xhevat Hoxha Jurist
8. Frrok Gjini Deputet i PDK-së
9. Gjelosh Prendi Jurist, student i dhjetorit
10. Broz Pjetrani Biznesmen
25 Prill 2009