E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon gratë e Lushnjës: “Do të ulim varfërinë në zonat rurale”



Kryetarja e Kuvendit takoi dje qindra gra, nëna e vajza të Lushnjës, në vijim të turit “Gratë për fitoren”. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi nënat, gratë dhe vajzat e Lushnjës, sikurse të gjitha gratë në Shqipëri, si mbështetëse të reformave, aleate të projektit “Shqipëria po ndryshon”.
“Në mandatin e ardhshëm, bashkë do të vazhdojmë të ulim varfërinë edhe në zonat malore, ashtu siç e kemi bërë në zonat rurale. Në mandatin e ardhshëm, bashkë do të vazhdojmë të rrisim investimet. Së bashku me ju ne mund të krijojmë një Shqipëri, në të cilën çdo grua të trajtohet me respekt dhe dinjitet, çdo burrë e grua të duhet e të trajtohet në mënyrë të barabartë, dhe çdo familje të ketë shpresën e një familjeje të fortë. Unë flas për gratë që luftojnë për të mundur sëmundjet. Duke folur edhe në Lushnjë, unë flas për gratë që luftojnë kundër kancerit, flas për gratë që rrisin fëmijët, flas për gratë që vuajnë nga dhuna në familje, flas për ato që janë vetëm. Do të vazhdojmë të mbështesim personat me aftësi të kufizuara”, - u shpreh Topalli gjatë fjalës së saj.

25 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›