Taksë e re për pagat e policisë
Ndryshe nga premtimet që u bëhen punonjësve të policisë për kushte më të mira pune dhe për paga më të larta, aktualisht po ndodh e kundërta. Këtë muaj atyre u është shtuar një tjetër taksë në pagat e tyre, duke e ulur edhe më shumë nivelin e të ardhurave financiare. Taksa e nivelit 1% e pagës referuese është shtuar pa lajmëruar për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kanë mbetur të shtangur kur kanë parë ndalesën.
Burimet policore shpjegojnë se këtë fillimmuaji, kur kanë shkuar për të tërhequr paratë e tyre në llogaritë përkatëse, kanë vënë re se u mungonte një sasi parash, veprim i cili u është dukur i dyshimtë. Fillimisht kanë menduar se këto mund të jenë para të harxhuara prej tyre, apo ndalesa për qëllime të caktuara, por kur janë interesuar më shumë, kanë zbuluar se atyre u është shtuar një taksë e re. Menjëherë kanë kërkuar informacion pranë sektorëve përkatës të financës në lidhje me këtë problem, por kanë marrë një përgjigje jo të plotë. Sektorët e financave u kanë shpjeguar se është shtuar një taksë, e cila ka qenë në nivelin 1% të pagës referuese dhe ka kaluar në nivelin 2%. Megjithatë, ky shpjegim nuk i ka ngrohur shumë punonjësit e policisë, të cilët janë ankuar edhe në instanca të tjera në lidhje me këto ndryshime arbitrare, duke vënë në dukje gjithë taksat që ata paguajnë deri tani. Madje, efektivët e rolit bazë tregojnë se kjo masë i dëmton shumë në profesionin e tyre, pasi edhe pagat nuk janë të një niveli të kënaqshëm, duke marrë parasysh edhe rrezikun me të cilin përballen çdo ditë. Për më tepër mbeten të habitur sesi qeveria i kalon shumë shpejt vendimet dhe ligjet për të mbajtur para nga pagat e tyre, ndërsa, nga ana tjetër, premtimet për rritje pagash, për pagesa të orëve suplementare e për shumë probleme të tjera, vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.
Nga të dhënat mësohet se taksa e vetme që mund të jetë shtuar, pasi ende nuk ka një konfirmim zyrtar, mbetet ajo për përfitimet e pensionit suplementar. Sipas të dhënave zyrtare, me ligjin e ri, nr. 10142, datë 15.05.2009, "Për sigurimin shoqëror suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit...", të gjithë punonjësit e policisë, përfitues të këtij ligji, gjatë kohës që janë aktivë, paguajnë kontribut shtesë në masën 2% të pagës referuese. Kjo nuk do të thotë se punonjësit e policisë nuk kanë paguar më parë kontribut për sigurimin shoqëror suplementar, por kjo është bërë në bazë të ligjit të vjetër. Sipas ligjit të vjetër për pensionet suplementare, nr. 8661, datë 18.09.2000, punonjësit e policisë paguajnë kontribut shtesë mbi atë të përcaktuar në ligjin nr. 7703, në masën 1% të pagës referuese. Ndërsa për funksion në rolin madhor, punonjësit e policisë paguajnë kontribut në masën 2% të pagës referuese. Pra, veç rolit madhor, të cilën e kanë pasur masën e kontributit 2%, tashmë mendohet se kjo, sipas ligjit të ri për pensionet suplementare, është aplikuar te të gjitha rolet e tjera të policisë. Kjo është edhe një ndër pikat e kundërshtuara e Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila ka hedhur këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese për cenim të të drejtave të fituara me ligje të tjera të uniformave blu. Nga ana tjetër, mendohet se me futjen e kësaj takse që tani, është e jashtëligjshme. Sipas të dhënave, ky nen i ligjit të ri nuk mund të aplikohet pa dalë gjithë aktet nënligjore që ndihmojnë në zbatimin e tij. Kjo duket se i ka shtuar edhe më shumë hallet e policisë, e cila ende nuk ka përfituar asnjë orë suplementare për këtë vit dhe është përballur me një sërë problemesh të tjera që kanë ardhur nga moszbatimi i ligjit prej autoriteteve përkatëse në dëm të punonjësve të policisë shqiptare.