Inter, Murinjo rrezikon gjithçka kundër Rubinit
Zhoze Murinjo shfaqet i tensionuar dhe (si gjithmonë) arrogant në konferencën për shtyp në prag të sfidës vendimtare që Interi do të luajë në Champions League me Rubin Kazanin. Rezultati i kësaj ndeshjeje, deri diku i varur edhe nga transferta e Barcelonës në fushën e Dinamos së Kievit, do të vendosë fatin e zikaltërve në këtë edicion të turneut më prestigjioz për klube në kontinent. "Dëshiroj t‘i bëj komplimente Rubinit për fitoren e titullit në kampionatin rus, që është një aktivitet me nivel të mirë. Megjithatë, ne nuk kemi frikë, jemi më superiorë se kundërshtarët dhe mendoj se do të fitojmë". Trajneri luzitan ka folur pak, por qartë: mes refuzimeve për t‘iu përgjigjur disa pyetjeve, të cilat i ka cilësuar "standarde", ai konfirmoi se Uesli Shnajder është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në fushë. Aktivizimi i fantazistit holandez ishte përgjigjja e vetme që Murinjo dha në aspektin teknik, pa preferuar që të bëjë publik formacionin titullar dhe skemën me të cilën Interi pritet të luajë. "Gazetarët janë gjithmonë shumë të aftë që të mësojnë formacionin përpara ndeshjes, por këtë herë nuk ia kam thënë askujt se cilët lojtarë do të zbresin në fushë, madje as asistentëve të mi. Tani të shohim nëse jeni kaq të zotët sa të arrini të lexoni mendimet e mia". Pyetjes nëse zikaltërit janë përgatitur me metoda specifike për këtë ndeshje delikate, ku fitorja është e detyrueshme, tekniku iu përgjigj me një "Jo!" të thatë. Për mënyrën e lojës që Interi duhet të bëjë, Murinjo tha: "Duhet të fitojmë. Asgjë më shumë. As barazimi nuk është i pranueshëm". Rreth krahasimeve për sfidën e luajtur me Barcelonën ai shtoi: "Ndaj Barçës, të luajtur përpara 15-20 ditëve, nuk më kujtohet më ajo ndeshje".
I pashmangshëm ngacmimi rreth faktit që rezultati final i ndeshjes me Kazanin mund të vendosë të ardhmen e Murinjos në krye të stolit. Në këtë pjesë, reagimi i trajnerit ishte i parashikueshëm: "Nuk e kuptoj pyetjen". Në fund ai u largua nga salla me batutën ironike "ishte një konferencë zbavitëse", ndërsa nuk pranoi të fliste për televizionet, madje as për ato që kanë të drejtën televizive të Champions-it, duke dërguar lojtarët që të flisnin në vendin e tij. Një tjetër konfirmim se portugezi nuk është aspak i qetë. Kjo për faktin se dështimi në aktivitetin më të rëndësishëm europian mund të shoqërohet me shkarkimin nga Masimo Morati, pavarësisht vlerësimit të madh që presidenti interist ka për Murinjon. Shkarkimi i trajnerit nuk do të jetë i menjëhershëm, por me siguri që do të pritet fundi i sezonit. Arsyet lidhen me imazhin e skuadrës, por edhe me dëmin e madh ekonomik që zikaltërit do të kenë në rast eliminimi: mediat flasin për rreth 20 milionë euro. Për më tepër që ish-tekniku i Çelsit u emërua në krye të skuadrës për të fituar trofeun "me veshë të mëdhenj" dhe dështimi i dytë radhazi do të ishte i pafalshëm. Në letër Interi cilësohet si fitues përballë Rubin Kazanit, por ankthi është i dukshëm, mbi të gjitha pas humbjes me Juventusin në fundjavë, që rihapi kampionatin italian.