OSBE, Britani: Jepini fund kulturës së mosndëshkimit
Të merren masa urgjente ndaj korrupsionit. Ky ishte sinjali i fortë që lëshuan dje disa prej ambasadorëve të vendeve kryesore europiane, të akredituar në Tiranë. Në një tryezë të organizuar nga ILDKP-ja në ditën kundër korrupsionit, ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, insistoi te pavarësia e gjyqësorit dhe lufta ndaj këtij fenomeni. Ambasadorja britanike, Fiona Mcllwham, gjithashtu e vuri theksin te fakti se i duhet dhënë fund asaj çka cilësohet kulturë e mosndëshkimit në Shqipëri.
Bosch
"Për shkak të mungesës së transparencës dhe për shkak të një baze të paqartë ligjore për të përcaktuar qartë të drejtat e pronës, praktikat korruptive janë më të vështira për t‘u ndaluar, duke penguar arritjen e qëllimit për krijimin e një tregu funksional të tokës", u shpreh Bosch. Sipas tij, një shqetësim tjetër mbetet edhe transparenca e financimit të partive. Ai sqaroi se megjithëse Kodi Zgjedhor parashikon që Komisioni Qendror Zgjedhor ka për detyrë të mbledhë bilancet financiare të partive politike, atij i mungojnë instrumentet e duhura për hetimin e burimeve të financimit dhe detyrimi për të raportuar dhurimet që vijnë nga sektori privat. "Angazhimi i institucioneve në luftën kundër korrupsionit shpesh nuk reflektohet në mënyrën e duhur për zbatimin konsekuent të legjislacionit ekzistues dhe në zbatimin e tij të detyrueshëm", tha ambasadori. Lufta kundër korrupsionit, vijoi ai, nuk mund të fitohet pa një gjyqësor funksional. Gjyqësori shqiptar duhet ta vendosë veten si një organ plotësisht i pavarur. "Kjo do të thotë të pavarur nga ndikimet politike, por do të thotë gjithashtu edhe që gjyqtarët nuk mund të blihen apo t‘u bëhet presion nga palët në gjykim. Vetëm një gjyqësor i tillë mund të trajtojë me efektivitet çështjet e korrupsionit që vijnë nga administrata publike", nënvizoi Bosch. Kohët e fundit, vijoi ai, kemi parë një farë mungese transparence në trajtimin e rasteve të dyshuara për korrupsion. "Kjo gjë i sjell gjyqësorit një reputacion të keq. I krijon publikut përshtypjen se personat që mund të jenë fajtorë nuk janë dënuar. Për më tepër krijon një hije dyshimi mbi personat e pafajshëm të cilët janë akuzuar për korrupsion. "Do të ishte sigurisht një zhgënjim i madh po qe se progresi i madh i shënuar në reformat ekonomike, politike dhe sociale do të pengohet nga paaftësia për t‘i eliminuar shkaqet rrënjësore të korrupsionit, duke vonuar kështu momentin kur Shqipëria i realizon më së fundi aspiratat e saj të integrimit në BE", vlerësoi Bosch.
McIlwham
"Progres-Raporti 2009 i Komisionit Europian për Shqipërinë flet për një ‘kulturë mosndëshkimi‘ në jetën publike dhe nevojën për të krijuar një praktikë bindëse dënimesh të rasteve të korrupsionit. Të hënën, ministrat e Jashtëm europianë nënvizuan urgjencën e kësaj sfide. Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme jo vetëm për të ardhmen e integrimit europian të Shqipërisë, por për vet popullin shqiptar. Korrupsioni ka një kosto shumë të lartë dhe njerëzore", theksoi ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona McIlwham. Ajo theksoi se "qeveria britanike vazhdon të mbështesë autoritetet shqiptare dhe shoqërinë civile në këtë luftë, si një prioritet. Mbretëria e Bashkuar e shikon luftimin e korrupsionit brenda institucioneve të zbatimit të ligjit, duke përfshirë policinë dhe drejtësinë, si veçanërisht urgjente".
D.M.