E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibra: Edhe kur fitojmë 3-0, Guardiola kërkon të sulmojmë

Megjithëse ka vetëm pak muaj që është transferuar në La Ligan spanjolle, shifrat e Zlatan Ibrahimoviç janë të jashtëzakonshme. Me dhjetë gola dhe gjashtë asiste në 13 ndeshje të kampionatit (ku për t‘u theksuar është se nuk ka luajtur në të gjitha sfidat), sulmuesi është shndërruar në idhullin e tifozerisë në "Kamp Nou". Dashuria është reciproke, ndërsa krahasimi me Serinë A italiane, ku ka mbrojtur ngjyrat e Juventusit dhe Interit vjen spontanisht. "Në Santander po fitonim me rezultatin 3-0 dhe në pushimin mes pjesëve, trajneri Guariola na kërkoi që të vazhdonim lojën sulmuese", shpjegoi 28-vjeçari. "Diçka e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë gjatë pesë viteve që luaja në Itali. Në Serinë A mjafton të fitosh 1-0, ndërsa këtu, skuadrat synojnë gjithmonë të shënojnë sa më shumë gola. Gjithsesi, nuk është e vërtetë që në Spanjë është më e lehtë të shënosh: La Liga është shumë konkurruese dhe këtu duhet të ambientohem me presingun që sulmuesit ushtrojnë ndaj mbrojtjeve kundërshtare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›