E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksistët në protestë: Po na konkurrojnë të palicencuarit

 

Në protestë për të mos lejuar më t’u marrin tregun persona pa licencë. Kjo është kërkesa e Shoqatës së Taksistëve, e cila kërkon mbrojtje nga ana e institucioneve shtetërore të shërbimit të licencuar në qytetin e Tiranës. Sipas tyre, ata paguajnë çdo vit tatimet dhe taksat, janë të detyruar të përdorin taksimetrin dhe nga ana tjetër konkurrohen nga makina, të cilat nuk kanë fare licencë dhe nuk zbatojnë asnjë nga rregullat e shtetit. Të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, taksistët kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme edhe për parkimet, që sipas tyre janë të pakta dhe nuk i përmbushin kërkesat. Taksistët patën një takim edhe me nënkryetarin e Bashkisë Shalsi, i cili e quajti të papranueshme heshtjen e policisë. Shalsi nuk foli për ndërhyrjen e Policisë Bashkiake, edhe pse taksistët paguajnë taksa vendore në Bashki. Sipas Shalsit, “është e papranueshme mungesa e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme, përmes Policisë së Qarkullimit Rrugor, të cilët nuk kanë denjuar as të kontaktojnë me taksistët”. Sipas tij, janë pikërisht përfaqësuesit e institucioneve qendrore, që janë përgjegjës për problemet e ngritura e sidomos për kontrollin ndaj subjekteve të palicencuara, të cilët nuk marrin masa, brenda kompetencave që u jep ligji, për zgjidhjen dhe normalizimin e situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›