Topalli: Tryeza? Rama i mohoi bukën djalit
Kryetarja e Kuven dit, Jozefina Topalli deklaroi dje se kriza ekziston tek Edi Rama dhe nuk ka krizë politike. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, në News 24, Topalli ka sulmuar sërish kreun e PS-së mbi jetën private, duke treguar edhe një dokument rreth procesit gjyqësor me djalin e tij. Sipas saj, “një njeri që nuk i jep bukën fëmijës, nuk duhet të jetë në politikë”. Rezoluta e KE afirmon se Shqipëria ndodhet në krizë. Ju jeni shprehur se nuk ka asnjë krizë. Tani që kriza konfirmohet edhe nga KE, ju do ta pranoni ta zgjidhni? Në fazën e draftit kjo rezolutë kishte një fjalë tjetër “krizë institucionale”. Kjo është hequr, sepse të gjitha institucionet punojnë, funksionojnë. Tani ka mbetur fjala “krizë politike”. Nuk ka krizë shtetërore, nuk ka krizë në Parlament, sepse deri tani janë votuar 86 ligje e marrëveshjes. Kriza ekziston dhe është në një forcë të caktuar politike. Kriza është tek bojkoti. është tek PS. Kriza është tek Edi Rama. Opozita thotë që nuk jemi për të ndryshuar numrin e mandateve... Natyrisht luhet me absurdin. Sot së fundi ka thënë që hapja e kutive dhe rinumërimi është i panegociueshëm, dy ditë para se të shkohet në tryezën e presidentit. Edi Ramës i pëlqen të thotë që po përballem me Sali Berishën. Në fakt nuk po përballet me atë. Me Sali Berishën u përball gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve, ditën që janë numëruar votat dhe ditën që e shpalli KQZ-ja rezultatin. Në momentin që jepet rezultati, mbyllet beteja me Sali Berishën. Ai filloi betejën duke provokuar sistemin. Nis betejën me KQZ-në e me institucionet e tjera. Ai po atakon sistemin, ai po atakon të gjitha institucionet e shtetit. Sistemi nuk është Sali Berisha. Atakon, sfidon Kushtetutën. Ai provokon dhe sfidon sistemin, për të cilin kemi 20 vjet që të gjithë shqiptarët kanë punuar për ta ndërtuar. Edi Rama është i vetmuar. Rama thotë se rinumërimin e votave e kam të panegociueshëm. Ai vë ultimatumin. S’ka më kuti të hapura. Ai e kupton këtë. Si do hetojë një komision atëherë? Do shkojmë në bazë të kësaj rezolute të Këshillit të Evropës, e cila thotë që, të hetohen rastet e transparencës në media, listat e të liruarve nga burgjet në fushatë etj. Por kemi këtë njeri që konteston atë, që për herë të parë është suksesi më i madh i kësaj force politike, realizimi i zgjedhjeve të lira. Nuk ka rinumërim dhe hapje kutish nëse nuk paraqet asnjë provë dhe konteston në momentin e zgjedhjeve. A mund të shikohet pjesa tjetër e dokumentacionit që ndodhet në kuti? Rama thotë dua kutitë, por nuk do ato, thotë dua rinumërim, por nuk e do atë. Thotë se ka dëshmi, por nuk ka. Thotë se do tryezën e presidentit dhe pastaj flet për frontin. A ka fjalë më të vjetër, të kujtohet organizata e Frontit Demokratik? E kupton se sa i vjetër është në këtë logjikë? Kam pasur një bisedë me një personalitet shumë të rëndësishëm evropian. Po i shpjegoja për situatën dhe gjithë teatrin absurd që luan me kutitë dhe rinumërimin, teatrin absurd që kërkon të shkosh në një vend që nuk ekziston e të takosh dikë që nuk ekziston në ditën e 8 të javës dhe në orën 25. Njësoj është edhe kjo punë. A janë marrë vesh për mënyrën e organizimit të tryezës? Do ketë një draft? Nuk është tryeza ime. Mos më pyet. Kjo është çështja e Presidentit të Republikës. Dialogu mes Berishës e Ramës nuk ka munguar. Gjatë gjithë kohës Rama e Berisha kanë komunikuar përmes kanaleve të shumëllojshme, direkte, indirekte, të brendshme e të jashtme, dhe kjo është gjë e mirë. Dialogu është gjë e mençur. Ju latë të kuptohet se nga negociatat e para nuk pritet të ndodhë ndonjë çudi apo një marrëveshje. Si do zgjidhet kriza? Në kushtet kur bëhet thirrje për të ndalur bojkotin, për të ngritur komisionin hetimor, të flasësh për front demokratik është shumë e rëndë. Ju si gazetarë, a do ta pyesni ndonjëherë Edi Ramën që ka një proces gjyqësor me të birin? Kjo është jeta e tij private... Në këtë proces thuhet se ka pas 7 vjet që nuk i ka dhënë bukën fëmijës. Ky është proces publik. Nuk është privat. Pse s’ka dhënë përgjigje? çfarë përgjegjësie mund të ketë në këtë tryezë, një njeri që nuk i jep ushqimin fëmijës? Kjo më vë para një të panjohure shumë të madhe. Ju i keni nxjerrë këto dhe ai është rizgjedhur.. Si mund të jetë në politikë. Shqiptarët duhet ta dinë se kë kanë përballë. Sikur kjo t’i kishte ndodhur një qytetari të thjeshtë, njerëzit në rrugë nuk do e përshëndesnin, do ta gjuanin me domate. Keni thënë se mandatet e deputetëve të PS do të ndërpriten... Nuk kam thënë unë. E thotë Kushtetuta. Kemi një Kod. Sa herë që flasim nuk lëshojmë fjalën pa e bazuar në dokumente. Neni 71, i Kushtetutës, pika 2 gërma a, thotë se mandati i deputetëve mbaron kur nuk bën betimin, pika d, kur mungon 6 muaj rresht pa arsye. Gjykata rrëzoi së fundmi edhe marrëveshjen e kufijve detarë, si do të veproni? Do fillojmë rinegocimin, shteti ecën, punon çdo ditë.