E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, 1 e vdekur, 2 të plagosur rëndë

Tropojë- Një grua ka mbetur e vdekur dhe 2 persona të tjerë janë të plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga e ra në humnerë.

Aksidenti ndodhi pak më parë në kthesën e Rragamit në tropojë, në një aks që mësohet se ka qenë në rikonstruksion e sipër.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, një 32-vjeçare ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, Besnik Saracini ka mbetur i plagosur rëndë.

“Në gjendje të rëndë ndodhet edhe një vajzë 18-vjeçare, kurse dë fëmijët e vegjël që ishin në të njëjtën makinë kanë shpëtuar për fat pa plagë të rënda”- thonë burimet nga vendi i ngjarjes.

Të dhënat e para tregojnë se makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi 15 metër. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit, kurse të dëmtuarit janë transportuar në spital.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›