Talebanët godasin helikopterin e ministrit gjerman të Mbrojtjes
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Carl-Theodor zu Guttenberg, është sulmuar gjatë vizitës së tij surprizë në Afganistan. Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në provincën veriore të Kunduzit, por agjencitë e lajmeve gjermane e kanë shpërndarë lajmin me vonesë. Tre helikopterët ku udhëtonin ministri dhe stafi që e shoqëronte janë vënë në shënjestër nga një grup rebelësh, që kanë goditur nga toka me armë zjarri. Një zëdhënës i ministrisë ka deklaruar se asnjë prej mjeteve të shoqërimit nuk është goditur. Në vizitën e tij të parë në Afganistan, Guttenberg ka takuar Presidentin
Afgan, Hamid Karzain, homologun e tij Rahim Wardak, dhe komandantin e forcave ndërkombëtare, gjeneralin Stanley Mccrystal. Ai deklaroi se Gjermania do të dërgojë edhe 120 ushtarë që do t‘i bashkohen kontingjentit aktual prej 4300 vetash. Kjo nuk është hera e parë që eksponentë të qeverisë së Berlinit vihen në shënjestër nga afganët, sa në prill qarkullonin zërat se talebanët kishin spiunë në Gjermani. Më 29 prill pati një atentat kundër një grupi ushtarësh të Bundeswehr, gjë që rastisi me ardhjen në Afganistan të ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier. Në fillim të prillit, talebanët kishin lëshuar dy raketa pak minuta pas mbërritjes së aeroplanit të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Franz Josef Jung, në një vizitë top-sekret. Talebanët kishin deklaruar se synimi i tyre ishte pikërisht avioni ku udhëtonte Merkel.