E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët, negociata për shërbime cilësore

Karta e studentit nuk është një dokument i cili duhet të sillte lehtësi në transport, në procedurat bankare, çmime më të ulëta në kinema, teatër, bibliotekë apo shërbim shëndetësor.

Karta e studentit do të sillte edhe lehtësi të tjera, përfitime si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Negociatat për t‘i sjellë sa më shumë lehtësi dhe dobi jetës së studentit, do t‘i kryente Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Lajmin e nisjes së negociatave e bëri pak kohë më parë qeveria studentore. Sipas drejtuesve të "politikave" në ndihmë të studentëve, Ministria e Arsimit do të negocionte që studentët të përfitonin nga sektorët publikë e ata privatë, njësoj si bashkëmoshatarët shqiptarë në vendet e Europës.

Konkretisht studentëve mund t‘u jepej mundësia për të përfituar me tarifa më të ulëta për shërbimin interurban, për të përfituar paketa shërbimi shëndetësore në klinika apo qendra shëndetësore private. Po ashtu, një sugjerim i qeverisë studentore kanë qenë edhe negociatat për të përfituar libra me çmime më të lira, hoteleri, çmime më të ulëta për studentët, duke përfshirë një sërë shërbimesh, kjo në bazë të kontraktimeve mes palëve. Sipas qeverive studentore, aktualisht karta e studentit është ende virtualitet. Konkretisht, këtë javë, në Ditën e Studentit, organizata studentore do të publikojë projektin e tyre të madh për vitin 2010. Sipas propozimeve, mendohet që të ketë një riaktivizim të Këshillit Rinor, i cili do të jetë pjesë e projektit në ndihmë të studentëve. Kështu, në janar do të nisë kooperimi me disa aktorë privatë, të cilët do të ofrojnë shërbime për studentët, duke nisur nga hoteleria e deri te transporti ajror.

Organizatat në këtë rast do të bëjnë ndërlidhësin mes studentëve dhe privatëve duke informuar, negociuar dhe ideuar bashkëpunim në vazhdimësi. Sipas të dhënave, mendohet se projekti për përmirësimin e financave dhe kushteve të studentëve do të përfshijë shërbimin: internet, restorant, hoteleri, butik, agjenci fluturimi, agjenci udhëtimesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›