Korçë, pacientët e marrin shërbimin në lagështirë
Puna në sanatoriumin e qytetit të Korçës kryhet në kushte tepër të vështira. Gjysma e godinës ka dalë tërësisht jashtë funksionit dhe nuk përdoret prej vitesh, ndërsa pjesa tjetër, edhe pse më e re nga jashtë, në brendësi vazhdon të mbetet nën efektin e lagështirës, mjediseve të vjetra dhe të shkatërruara. Shërbimi pneumofiziatrik kryhet në kushte aspak higjienike, kur të sëmurët që vuajnë nga mushkëritë dhe ftohjet////////////////////. Ata qëndrojnë të shtruar në dhoma, muret e të cilave janë dëmtuar nga depërtimi i lagështirës dhe rënia e suvasë. Pacientët e shtruar që trajtohen në kushte spitalore ankohen për lagështirën që në rastin e tyre ndikon në përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes shëndetësore. Të shtruarit nga problemet me rrugët e frymëmarrjes dhe ftohjet e rënda thonë se mungojnë kushtet higjienike në këtë spital, edhe pse mjekët përpiqen ta kryejnë sa më mirë shërbimin mjekësor. "Muret janë me lagështirë. Është vendosur ngrohja, por kur shikojmë këto kushte, nuk na duket aspak sikur jemi në spital. Shumë nga të sëmurët që janë nga Korça, edhe pse nevojitet, nuk qëndrojnë gjatë ditës të shtruar dhe largohen sapo marrin ilaçet.
Pacientë, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në spital, janë të ardhurit nga zonat rurale, të cilët nuk kanë mundësinë të kthehen shpesh në spital, për shkak se qendra shëndetësore ndodhet shumë larg nga zonat e tyre të banimit. Edhe pse është investuar për një infrastrukturë të re, edhe pse pacientët dhe mjekët punojnë në kushte aspak "miqësore", pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, ende nuk është vënë në funksion pjesa e rikonstruktuar e spitalit.
Sipas drejtorisë së spitalit, nuk është inauguruar ende rikonstruksioni për shkak se ka përfunduar plotësimi i shërbimeve me aparatura dhe shtretër. Punimet në sanatoriumin e ri kanë përfunduar prej muajsh me një kapacitet për 60 persona shtretërish. Pritet të përfundojnë procedurat e blerjeve për pajisjet dhe nevojat kryesore për të inauguruar më pas shërbimet e reja.
J.Dhimitri