E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli t’i jep fund bllokadës së Gazës

Një grup për të drejta të njeriut ka kërkuar sot nga Izraeli që t’i jep fund bllokadës së Gazës, duke theksuar se kjo bllokadë po ngulfat 1.4 milionë palestinezë, të cilët jetojnë në këtë territor.

Izraeli vendosi bllokadën, pas ngritjes në pushtet të grupit militant palestinez, Hamas, në vitin 2007.

Kjo bllokadë ka pamundësuar rindërtimin e Gazës, pas aksionit ushtarak që ndërmori Izraeli në këtë territorin në dimrin e vitit të kaluar. Izraeli ka theksuar se kjo bllokadë ka për synim shtimin e trysnisë ndaj Hamasit.

Në kumtesën e vet më të re, Amnesty International, hodhi poshtë argumentet e Izraelit se bllokada ka vënë në shënjestër militantët në Gazë, të cilët kanë shkrepur me mijëra raketa në drejtim të pjesëve jugore të Izraelit.

“Realiteti është se bllokada nuk vë në shënjestër grupet e armatosura, por dënon gjithë popullatën e Gazës, duke pamundësuar hyrjen e ushqimit, të pajisjeve mjekësore dhe të materialit ndërtimor”, theksoi Malcolm Smart, drejtor i AI-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

Zëdhënësi i qeverisë së Izraelit, Mark Regev, menjëherë hodhi poshtë akuzat e AI-së dhe fajësoi Hamasin për abuzim të banorëve të Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›