Talentet e Flamurtarit impresionojnë Josif Kuzhen
Tekniku kroat ka ndjekur nga afër ndeshjet që zhvilluan në mesjavë, Tiranen në Ligën e Kampioneve dhe Flamurtarin në Ligën e Evropës. Në ndeshjen e djeshme në Vlorë, Kuzhe pa në aksion futbollistët e skuadrës bregdetare, një pjesë e të cilëve janë kandidatë potent për të veshur fanellën e Shqipërisë.
Flamurtari është i përbërë nga futbollistë në një moshë shumë të re, ku më të vjetrit janë Strati dhe Ngjela, të dy nga 26 vjeç.
Gjatë 90 minutave të djeshme, vëmendjen e Kuzhes e kanë tërhequr portieri i Kombëtares Shpresa, Shpëtim Moçka, dhe mesfushori fierak Odise Roshi. Portieri 19-vjeçar Moçka priti një penallti, duke mos lejuar skocezët të kalonin në avantazh dhe ka qenë një siguri mes shtyllave.
Ndërsa talenti fierak Odise Roshi, i afruar gjatë kësaj vere te Flamurtari, ka bërë diferencën në fushën e lojës. Edhe pse u aktivizua si zëvendësues, ai është shndërruar menjëherë në rrezikun kryesor për mbrojtësit e Madheruell, të cilët i humbën të gjitha duelet me sulmuesin 18-vjeçar.
Edhe pse është ende shumë shpejt, Moçka dhe Roshi mund të cilësohen dy lojtarë të fituar, që tashmë presin një thirrje në kombëtaren e Kuzhes.