E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen 4 shtetas për prostitucion

Për këtë arsye, katër persona kanë rënë në pranga, pasi u siguruan prova kundër tyre. Veprimtaria e pa ligjshme, kryhej në banesën e shtetasit Qemal Yzeiri, 77-vjeç, i cili ka rënë në pranga së bashku me tre femra.
Të ndaluarat janë  N. D, 22-vjeç, A. D, 25-vjeç si dhe F. K, 46-vjeçe.

Ata ushtronin prej disa muajsh aktivitetin e tyre kundrejt shumës prej 1000 lekësh nga ku 200 prej të cilave i merrte pronari i banesës, Yzeiri.  Fitimet i ndalin së bashku me pronarin e banesës.  Hetimet nga policia mbi këtë rrjet prostitucioni kishin nisur prej disa javësh dhe vetëm ditën e sotme u bë i mundur dhe arrestimi në flagrance i 4 personave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›