Geri Lika, në provë te Udinese

www.albania-sport.com- Geri Lika, portieri shqiptar i skuadrës daneze, B93-Kopenhagen, është duke u testuar prej disa ditësh në Itali te Primavera e Udinezes.
“Jam duke u stërvitur te ekipi i Primaveras së Udinezes, - tha Lika, - e disa seanca stërvitore i kam bërë edhe te ekipi i parë. Deri tani, të paktën edhe nga ato që më ka thënë trajneri i portierëve, mister Filigoi, kam lënë përshtypje të mirë”.
Në fakt, portieri kosovar Samir Ujkani, i huazuar nga Palermo te Novara e Lega Pro, është një pikë e rëndësishme referimi dhe këtë e pranon edhe vetë Lika, i cili disa vitesh jeton në kryeqytetin danez.
“Përpara se Ujkani të transferohej në Itali, ai luante me të rinjtë e Anderlehtit në Belgjikë. Në përgjithësi, shkolla belge e portierëve është e ngjashme me atë daneze. Paraqitja e mirë e Samirit ndikon pozitivisht për mua, - shtoi Lika.
“Jam i vetëdijshëm, se nëse do të kaloj provën te Udinese, klubi natyrshëm do të më huazojë diku tjetër, në një ekip më inferior, ku do të më duhet të përshtatem edhe me futbollin italian e të fitoj përvojë”.
Geri Lika, portieri i B93 Kopenhagen, i cili ka qenë edhe i grumbulluar me Kombëtaren U-19, konsiderohet si në gardian me të ardhme.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 16 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili