Tango e fundit për Maria Shnajder
Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare diva fatkeqe dhe protagonistja e jashtëzakonshme e “Tango e fundit në Paris”, Maria Shnajder, pas një sëmundjeje të gjatë. Ishte vajza e aktorit Daniel Yves Alfred Gélin (protagonist në kryeveprën e Hitchcock “Njeriu që dinte shumë”), por që nuk e njohu asnjëherë si bijën e tij.
Mallkimi i “Tangos së fundit”- Debutimi i saj në interpretimin e Xhejn-it në krah të Marlon Brandos, në filmin e Bernardo Bertoluçit, mbeti në historinë e kinemasë për skandalin që shkaktoi. Ai film që shenjoi një epokë të re në kinemanë botërore, ishte në të njëjtën kohë dhe rrënimi i saj. Pas xhirimit të skenave të nxehta të seksit, që shokuan kinematografinë botërore, ajo u tërhoq nga skena publike, por thashethemet që qarkullonin e lidhnin këtë tërheqje të saj me varësinë ndaj drogës. Shpesh, më pas, nëpër intervista ajo manifestonte një lloj urrejtje ndaj atyre skenave që në vitin 1972 provokuan polemika pa fund në gjithë botën.
Karriera- Do të mbeten gjatë në memorien e të gjithëve dhe skenat e saj në filmin “Profesioni”, e vitit 1975; “Net të egra”, prodhim i vitit 1992 dhe “Jane Eyre” i vitit 1996. Në vitet e fundit Shanjder rikuperoi një tjetër dashuri të madhe të saj, muzikën, ku realizoi një album dhe një këngë dedikuar Luwio Batistit, ku këndon së bashku me Kristiano Malgioglio-n.