E Diel, 1 Nëntor 2026

Tani nga Rinasi edhe

 

Udhëtimeve nga Rinasi, dje iu shtua edhe linja e Kretës. Sipas njoftimit nga aeroporti, dje në orën 15:30 Kompania greke ajrore “Sky Express Airlines” u ul për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) duke iu shtuar kështu listës së kompanive të tjera, të cilat operojnë në këtë aeroport. Kompania ofron fluturime direkte për në Kretë ditët e marta e të enjte dhe për në Selanik të hënave dhe të premteve. “Ne jemi të lumtur të mirëpresim “Sky Express” dhe t’i ofrojmë kompanisë shërbimet tona të shkëlqyera. Unë jam e sigurt, që me vendosjen e kësaj linje, pasagjerëve do t’u ofrohen zgjedhje të shumta dhe një shërbim i cilësisë së lartë. Dy destinacionet e reja do t’u vijnë në ndihmë shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të cilët do të udhëtojnë për në atdhe në kohë më të shkurtër”, tha drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s Zj. Andrea Gebbeken. “Sky Express” do të përdorë në këto fluturime një avion të tipit BAE Jet Stream 41 me një kapacitet prej 30 pasagjerësh. Fluturimi nga Kreta për në Tiranë zgjat 1 orë e 50 minuta, ndërsa nga Selaniku 1 orë e 20 minuta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›