Shëndeti në botë: raporti “shok” i OBSH-së
Në vendet e Industrializuara, 5 shkaqet kryesore të vdekjeve janë: infarkti, iktusi, kanceri i mushkërive, polmoniti dhe astma bronkiale. Ndërsa në vendet në zhvillim, ndër 5 arsyet kryesore janë: polmoniti, infarktt, diarrea, AIDS dhe iktusi. Këto janë vetëm disa nga të dhënat e raportit mbi shëndetin e banorëve të planetit që sapo është publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Duke shfletuar raportin vihet re që në çdo 10 fëmijë që vdesin në botë nga malaria 9 janë afrikanë, që nga 10 fëmijë që vdesin nga AIDS në botë 9 janë afrikanë dhe, gjysma e fëmijëve që lindin në Afrikë vdesin nga diarrea dhe polmoniti. E dhënë tjetër është fakti që burrat e të gjithë botës, nga 15 deri 60 vjeç, janë më të riskuar të vdesin sesa gratë e të njëjtës moshë, pasi janë më të ekspozuar ndaj vdekjeve të dhunshme apo një ataku kardiak. Ky ndryshim mes burrave dhe grave është më e theksuar në Amerikën Latine, Karaibe, Lindjen e Mesme dhe në Evropën Lindore. Po ashtu në raport theksohet fakti se depresioni prek gati 50 % më tepër gratë sesa burrat, si dhe fakti që në vendet në zhvillim, abuzimi me alkoolin është një nga 10 shkaqet e invalidizimit. “Ky raport lejon institucionet politike dhe shëndetësore të identifikojnë problemet në territorin e tyre, në krahasim me pjesën tjetër të botës dhe të kontribuojnë që t’i drejtojnë forcat për ndryshim aty ku ka më shumë nevojë”, shpjegon Colin Mathers, koordinatore e sesionit “Epidemiology and Burden of Disease” të OBSH-së.