Tanja Fajon në Kosovë

Takimi zhvillohet një ditë pasi që autoritetet evropiane në Prishtinë thanë se me përkrahjen e modelit të fundit për formën e përfaqësimit të Kosovës në nismat dhe forumet rajonale Kosovës do t’i hapej rruga për në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, përmendi të mërkurën një pako evropiane për Kosovën, e cila do të mundësonte edhe relaksimin e qëndrimeve të pesë shteteve evropiane që nuk e kanë njohur atë.
“Kjo do të jetë një ndihmë kruciale edhe brenda vet BE-së lidhur me pesëshen që s’e njeh Kosovën, në vazhdimin e agjendës evropiane në mënyrë që në ditët e ardhshme, ne nga BE-ja të jemi në gjendje t’ia japim Kosovës një pako evropiane me të cilën do të tregohet se ka një rrugë të qartë evropiane për Kosovën”, u shpreh Zhbogar. (REL)